GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Akuza e fortë e Metës: Deputetët morën para për shkarkimin

11:42 - 11/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuza e fortë e Metës: Deputetët morën para për shkarkimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është rikthyer sërish deklaratave të përjavshme për mediat.

Ai u ndal te shkarkimi i tij, djegia e mandateve të opozitës dhe rëndësia që ka për vendin çelja e negociatave për anëtarësimin në BE. Meta dënoi aktin e opozitës, për ndjekjen e mandatit, pasi shtoi se nga kjo, vendi mbeti vetëm me një institucion të pavarur, që sipas tij ishte Presidenca.

Kreu i Shtetit tha ndër të tejra, se çelja e negociatave për në BE është e një rëndësie të veçantë, e shpresoj që shpejt marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të zgjidhen, në mënyrë që çelja e negociatave të jetë më pranë.

“Unë jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e zgjedhjeve, kam bërë fushatë të hapur, denonco krimin elektoral. Janë gati 30 denoncime që janë nisur nga institucioni i Presidentit, në ato institucione që merren me këto çështje. Nuk ekziston ndonjë Kuvend i tillë në të gjithë kuptimin e fjalës. Ai kuvend është turpi i atyre që e krijuan, përjashtoj atë që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani, është një nga faqet më të errëta të Shqipërisë. Faqen e zezë të gjitha ata që e bënë këtë gjë.

Dhe që nxorën Presidentin e Republikës në pritë, sepse e lanë pa asnjë mbrojtje Republikën. Ka shumë arsye ky Kuvend që iku të votojë në këtë mënyrë, sepse, ju e dini që Presidenti ndalojë në 8 qershor, një gjakderdhje të 2019-ës, e cila do të shërbente për të shpallur opozitën në Shqipëri si një organizatë terroriste. Është normale që ky parlament, nuk më plas cipa fare se sa euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin. Ata donin të pushtonin gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë iniciontet dhe zyrat publike, çdo vend pune në Republikën e Shqipërisë, ishte Presidenti dhe populli i jashtëzakonshëm i 2 marsit, që frenoi atë proces. Pavarësisht të gjitha mangësive, vendi shkoi drejt zgjedhjeve që garantojnë një pluralizëm parlamentar.

Po kështu, kam pasur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj Presidentit, sepse kam mbrojtur çdo veprim për të cënuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Njëkohësisht kanë shumë të drejtë, pasi u mësuan keq me 120 deputetë, kartonëngritës. Njeriu kur nuk bashkëjeton dot me llogaridhënien, që është themeli i një Republike Demokratike, normal, pasi të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën, kudo në Shqipëri, në Kavajë.

Drejtorët e kujt ishin to që vajtën atje dhe shkaktuan gjakderdhje në zyrën e PD. Të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën në Elbasan dhe kush planifikonte që atë dhunë ta shtrinte në të gjithë Shqipërinë sepse mësohesh keq me 120 kartonë në parlament. Sa i takon përpjekjeve të Presidentit. Dua të theksoj rëndësinë e çeljes së negociatave, shpresojmë në një qasje sa më vizionare nga ana e BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Na vjen keq që ka dalë problemi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Ne mbajmë mend, kur Bullgaria ishte gati, ne bëmë zgjedhje moniste. Jemi këtu ku jemi, edhe ne edhe Maqedonia, vuante Maqedonia prej nesh, tani vuajmë të gjitha së bashku. Ju e dini që në prill të para një viti, kam paraqitur një platformë politike për të ndihmuar integrimin BE dhe përgjigja ishte hedhja në erë të Teatrit Kombëtar”, tha Meta.

Etiketa: Ilir MetakartonaKuvendi

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Këto janë fjalët e para të Almedës pasi lindi vajzën

Këto janë fjalët e para të Almedës pasi lindi vajzën

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com