GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Josa: Më duket sikur kam ikur vonë nga Vllaznia! Asnjë hakmarrje ndaj Laçit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Josa: Më duket sikur kam ikur vonë nga Vllaznia! Asnjë hakmarrje ndaj Laçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirel Josa është rikthyer në krye të Vllaznisë, që do ta drejtojë për të tretën herë. Tekniku kryeqytetas është prezantuar sot para mediave, teksa ka deklaruar: “Më duket vetja sikur kam ikur shumë pak kohë më parë nga Shkodra. Kam marrë këtë skuadër pak me ndrojtje në 2016. Kjo është hera e tretë dhe sa herë kam punuar me skuadra të tilla, kam ndjerë një farë ngrohtësie nga populli shkodran.

Edhe 3 ndeshje mbaron kampionati. Mu duk e çuditshme të merrja skuadër në këtë momente, por erdha me dëshirë të madhe këtu. Në momentin që biseduam me presidentin ishim në një linjë për sa i përket skuadrës për sezonin e ardhshëm. Kjo epokë s’ka mbaruar akoma, mbaron me datë 31. Kam qenë dhe trajner te Laçi. Një skuadër që më ka pëlqyer, por është një skuadër me pikësynimet e veta”.

“Nuk ka gjëra për të ndryshuar. Por më pas çfarë do të ndryshojë Josa, është diçka që do ta shikoni. Ju e dini punën tonë, varet nga rezultatet. Më pëlqeu sinqeriteti. Kur pashë sinqeritet mes dy palëve, të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Ne kemi një objektiv dhe i yni është të kapim Europën. Në futboll nuk ka parashikime. Unë kam qenë dy herë kundërshtari i Vllaznisë me Laçin.

Ne duhet ta bëjmë veten tonë më të fortë, sepse është vetëm një ndeshje. Përpara se të shkojmë te finalja e Kupës, duhet të takohem me futbollistët, që janë vegla pune. Nëse të gjitha këto faktorë bien në një emërues të përbashkët, mendoj se atëherë arrihen te objektivat”.

“Unë jam gati për këto ndeshjet e fundit. Pastaj gjërat e tjera dalëngadalë vijnë duke parë. Nuk luhet futbolli duke i shpuar njerëzit me gjilpërë. Unë do t’i shohë aftësitë e futbollistëve. Unë i kam parë më përpara, kur kam qenë kundërshtarë ose kur kam qenë duke parë Vllazninë në tribuna. Kjo bëhet me bindje sepse futbollisti ka aftësitë për të bërë gjëra në fushën e lojës, qoftë dhe në dhomat e zhveshjes.

“Hakmarrje ndaj Laçit? Jo, fare. Madje e falënderoj për mundësinë që më dha për të njohur ambientin laçian. Ashtu është mësuar për të funksionuar ajo skuadër. Dhe ashtu do të vazhdojë të funksionojë. Edhe Vllaznia ashtu do të fillojë të funksionojë.

E falënderoj Laçin sepse është hera e parë që flas. Mirënjohja është një problem tjetër, për të cilin unë këtu në Shkodër e kam pasur, qoftë me drejtuesit, qoftë nga drejtuesit e tjerë, qoftë nga tifozeria. Unë ambientin e kam të mirë. Problemi është që këtyre lojtarëve t’i marrim maksimumin”, tha Josa.

Etiketa: Mirel JosaVllaznia

Lajme të lidhura

Zyrtare, Milan “i tregon derën” trajnerit Allegri, pritet largimi i Tares dhe Furlanit
Breaking Views

Zyrtare, Milan “i tregon derën” trajnerit Allegri, pritet largimi i Tares dhe Furlanit

19:21 - 25/05/26
Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A
Sport

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A

14:20 - 25/05/26
Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet
Sport

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet

23:09 - 24/05/26
Para
“Shpërndarësi i picave” kapet mat duke vjedhur te Kopshtit Botanik, pronari e bën për spital

“Shpërndarësi i picave” kapet mat duke vjedhur te Kopshtit Botanik, pronari e bën për spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:30 - 26/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
SPAK aksion kundra pastrimit të parave, goditet grupi kriminal! Lëshohen 10 masa sigurie

SPAK aksion kundra pastrimit të parave, goditet grupi kriminal! Lëshohen 10 masa sigurie

08:25 - 26/05/26
Trump: Uraniumi i pasuruar i Iranit ose do t’i dorëzohet SHBA-së, ose do të shkatërrohet

Trump: Uraniumi i pasuruar i Iranit ose do t’i dorëzohet SHBA-së, ose do të shkatërrohet

08:12 - 26/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Maj 2026

07:37 - 26/05/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 26 Maj 2026

07:35 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com