GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Energjia, 37 për qind e faturave nuk u paguan në kohë nga konsumatorët

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Energjia, 37 për qind e faturave nuk u paguan në kohë nga konsumatorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 37 për qind e faturave të energjisë nuk janë paguar në kohë nga konsumatorët dhe nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është aplikuar kamatëvonesë.

Të dhënat zyrtare të periudhës janar- mars të këtij viti tregojnë për një rritje të dukshme të faturave të papaguara në kohë nga ana e konsumatorëve nëse krahasimin e bëjmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas shifrave të janar-mars 2021 OSHEE arkëtoi kamatëvonesë për 25 për qind të faturave të emetuara ku nga 2.8 milionë që u emetuan rezultuan me vonesa në pagesë 724 mijë.

Në total në fund të këtij tremujori nga ana e OSHEE u arkëtuan 203 milionë lekë teksa një vit më parë për të njëjtën periudhë vlera e kamatëvonesave të arkëtuara ishte 34 për qind më pak në 133 milionë lekë.

OSHEE prej vitesh në funksion të uljeve të detyrimeve të prapambetura ndaj saj nga bizneset dhe qytetarët ka hyrë në një marrëdhënie aktmarrëveshjesh ku sanksionohet pagesa me këste për detyrimin e akumuluar në të njëjtën kohë me faturën korrente. Në fillimet e saj ata që përfituan ishin pjesa që pagoi menjëherë detyrimin duke përfituar një ulje të ndjeshme të kamatëvonesave.

Konsumatorët biznese, familjarë apo edhe institucionet shtetërore shfaqën vonesa në pagesë të reflektuar edhe tek stoku total i detyrimeve të prapambetura të cilat sipas shifrave u rrit në të katër kategoritë që merren në llogaritje.

Kështu për familjarët borxhi në fund të marsit arriti 46.7 miliardë lekë duke shënuar një rritje me 0.5 për qind në raport me fundin e vitit të kaluar. Për kategorinë e institucioneve buxhetore rritja ishte me gati 5 për qind në fund të marsit të këtij viti në raport me fundin e vitit 2021.

Për institucionet jobuxhetore ka një rritje të borxhit të akumuluar në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me rreth 7 për qind duke shkuar në 16.7 miliardë lekë në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Për biznesin rritja e detyrimeve ndaj OSHEE ishte me rreth 4.5 për qind në fund të tremujorit të parë të këtij viti krahasuar kjo me shifrën e dhjetorit 2021.

Rritja e detyrimeve të energjisë u trajtua edhe gjatë një mbledhje të para pak kohëve në Komitetin e Energjisë ku u theksua se vihej re një lloj hezitimi për të paguar faturat e energjisë nga bizneset në treg të lirë për të cilit çmimi final i miratuar nga ERE vonoi disi. Po kështu tradicionalisht muaj e parë të vitit kanë një lloj rënie të lehtë në pagesa./MONITOR

Etiketa: energjifatura

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit
Ekonomi & Sociale

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Para
Vodhën paratë në një banesë, arrestohen 2 të rinjtë në Shkodër

I vihet flaka furgonit të parkuar në Vlorë(DETAJE)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com