GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Duma “dhëmbë për dhëmbë” me Spiropalin: Të talleni me kandidatin tonë…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Duma “dhëmbë për dhëmbë” me Spiropalin: Të talleni me kandidatin tonë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Grida Duma gjatë debatit që lindi në konferencën e kryetarëve, u shpreh se maxhoranca duhet të votojë ose të rrëzojë një emër të opozitës të enjten në seancë parlamentare.

Po ashtu ajo ka thënë se nuk ka për të lejuar që të bëhen fasadë dhe të tallen me kandidatin e propozuar.

“Nuk iu ka përjashtuar njeri nga procesi se në fund ju e zgjidhni vetë. Por keni pasur propozimin: jepjani kandidatin opozitës, shkoni votojeni dhe hidheni poshtë. Por që ne të jemi fasada këtu që me kriteret tona ju të nxirrni Presidentin dhe ta votoni dhe të talleni, këtë ta harroni. Unë jam me logjikën të mos e shpejtojmë. Të enjten bëni seancën, të vijmë me një emër nga opozita dhe bëjeni edhe kundër po të doni. Kandidati i qëndron opozitës, votoni standardin e kandidatit tonë. Në rast se nuk e votoni, votat pastaj i keni në xhepet dhe e votoni”, u shpreh Deputetja.

Ndërkohë në fjalën e saj Spiropali tha se e mirëpresin propozimin por duhet të bjen dakort për datat.

“Alibeaj thotë diçka, pastaj Duma thotë diçka tjetër. Pastaj ajo që thotë Mediu që kishte kuptim dhe ishte e arsyeshme. Kur vini përballë nesh duhet të bini dakord se çfarë doni prej nesh. Alibeaj tha se është e rëndësishme se si hyn në këtë process, por më e rëndësishme është se si del nga ky process. Ju ende nuk keni hyrë në process, keni çuar vetëm letra. Ju folët për një sfidë të kulturës së vjetër të pazareve dhe skutave, por nuk dhatë asnjë shembull. Ju sërish paraqesni kushte dhe nuk e sfiduat këtë kulturë. Ju nuk e keni detyrim ndaj nesh ardhjen në konferencë kryetarësh. E keni detyrim ndaj atyre që iu kanë votuar. Meqë po flasim për procese dhe vullnete, letrat nuk i zëvendësojnë proceset. Duma tha të sjellim emrin të enjten. Bujrum, silleni emrin por bini dakord për datat kur do ti sillni”, u shpreh Spiropali.

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh se raundi i dytë për votimin e Presidentit të ri do të mbahet më 23 maj ora 18:00.

 

Etiketa: DumaGrida DumambledhjePresidentSpiropali

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
Gjendet armë gjatë kontrollit në lokal, arrestohet kamerieri

Gjendet armë gjatë kontrollit në lokal, arrestohet kamerieri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën
Aktualitet

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur në Kryeministri dhe po zhvillon një takim...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com