GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Fabrika Azovstal në qendër të sulmeve ruse, familjarët të shqetësuar për fatin e ushtarëve

16:10 - 17/05/22
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Fabrika Azovstal në qendër të sulmeve ruse, familjarët të shqetësuar për fatin e ushtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ushtarët e evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupol. Në total, 264 të evakkuar janë dërguar në territorin e kontrolluar nga Rusia, duke përfshirë 53 burra të plagosur të cilët u transportuan në një spital.

Zyrtarët ukrainas kanë sugjeruar se do të bëhet një shkëmbim i të burgosurve,  kur gjendja e tyre të stabilizohet. Por nuk ka pasur ende asnjë konfirmim zyrtar në lidhje më këto plane.

Nga ana tjetër, Anna, vëllai i së cilës ishte brenda fabrikës, është shprehur se shpresonte që të evakuuarit të mos qëndronin në territorin e armikut për një kohë të gjatë.

“Jemi shumë të shqetësuar  se si do të trajtohen dhe nëse do të arrijnë të mbijetojnë derisa të ndodhë një shkëmbim. Në vitin 2014, luftëtarët që u kapën robër u shkëmbyen vetëm pas disa vitesh.”

Gjithashtu, Oksana, gruaja e një ushtari, tha se disa familje kishin marrë mesazhe këtë mëngjes, duke u thënë atyre se “situata ishte e tensionuar” dhe se ata nuk do të komunikonin për një kohë të gjatë.

“Është shumë shqetësuese për mua dhe të tjerët që ata ndodhën në territorin e kontrolluar nga Rusia. Na frikëson shumë, sepse nuk është e qartë se ku do të jenë. Ne jemi shumë të shqetësuar për gjërat që mund t’u ndodhin atyre”.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha se autoritetet po punonin në fazat e ardhshme të operacionit për të evakuuar ushtarët që janë ende në fabrikë. Por as diçka e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Etiketa: AzovstalfabrikaLuftaRusiUkraine

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Aksident i rëndë në Dhërmi, shoferi i betonierës hidhet nga mjeti

Aksident i rëndë në Dhërmi, shoferi i betonierës hidhet nga mjeti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com