GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Pas takimit Bora-Donald, Atdheu ka dy fjalë për moderatoren: Dikur më tha… (FOTO)

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas takimit Bora-Donald, Atdheu ka dy fjalë për moderatoren: Dikur më tha… (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-konkurrenti i programit të dashurisë “Për’Puthen”, Ardhe Xharavina është një personazh që di si të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Së fundmi ai duket se ka thumbuar moderatoren Bora Zemani në lidhje me lajmet për ribashkimin me ish të dashurin e saj aktorin Donald Veshaj.

Ish-konkurrenti, i cili është përfolur gjatë në rrjet për raportin e tij me moderatoren, publikoi në rrjetin e tij social Instagram disa foto në të cilat edhe pse nuk përmend emra, nga ndjekësit është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të ish-çiftit.

Fillimisht ai ka publikuar një foto-emoji të tokës, i cili zakonisht përdoret për të përcjellë mesazhin se “bota është e rrumbullakët”, ndërsa më tej krahas disa fotove të tij ai shkruan se sipas tij Bora e ka etiketuar si njeri të vogël dikur.

“Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë.”

Kujtojmë se Atdheu është përfolur shpesh për një lidhje me Bora Zemanin, ndërsa nuk kanë munguar statuset me nënkuptime nga ana e tij. Në rrjet herë pas here qarkullonin foto të dyshes që nxisnin dyshime se mund të jenë bashkë, por edhe vetë ish-konkurrenti i “Për’Puthen” shpesh postonte foto në Instagramin e tij që nga publiku lexoheshin si kunja drejt Borës. Megjithatë, ai nuk ka folur me emra konkretë, duke lënë të hapur dyshimet.

Ndërkohë, nga ana tjetër Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti. Dhe kur të gjithë prisnin çfarë do ndodhte po të përballeshin, ata kanë surprizuar duke u shfaqur krah njëri-tjetrit. Në “after-partyn” e organizuar pas sfilatës ata kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale. Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë ka konfirmuar ribashkimin. Vetë ata nuk kanë bërë asnjë postim së bashku.

 

Etiketa: Atdhe XharavinaBora Zemanifotokoncert

Lajme të lidhura

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Para
A mund të ketë një gen psikopatie në familjen tuaj?

A mund të ketë një gen psikopatie në familjen tuaj?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26

Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të...

Lexo më shumë
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com