GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nëndetësja shqiptare që në kohën e Bashkimit Sovjetik, Shytaj: Është si një kishë për mua

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëndetësja shqiptare që në kohën e Bashkimit Sovjetik, Shytaj: Është si një kishë për mua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreshteri në pension Neim Shehaj, i kalon ditët e tij duke riparuar një nëndetëse të kohës së Bashkimit Sovjetik, një dëshmi e së shkuarës komuniste të Shqipërisë, që tani është pjesërisht e ndryshkur, e pjesërisht e fundosur në një bazë detare në Adriatik.

Fati i nëndetëses së kohës së Luftës së Ftohtë në bazën e Pashalimanit, nga ku Moska shpresonte dikur të kontrollonte Mesdheun, është në fije të perit pasi autoritetet nuk e dinë ende se çfarë duhet të bëjnë me të.

“Kjo nëndetëse është si një kishë për mua, unë erdha këtu kur isha marinar i ri dhe tani jam thinjur.”

Gjithashtu, nëse nëndetësja nuk do të nxirret nga deti shpejt, ajo rrezikon të fundoset plotësisht dhe të marrë me vete edhe gjithë historinë e saj, shprehet Shehaj.

Nëndetësja ishte pjesë e të ashtuquajturit Projekti 613, që përbëhej nga nëndetëset e para që Bashkimi Sovjetik ndërtoi pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu, ajo është e vetmja e mbijetuar nga 12 gjithsej që Moska kishte vendosur në bazën e Pashalimanit në gjirin e Vlorës, në fund të viteve 1950, kur Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik ishin aleatë të ngushtë.

“Nga këtu, unë mund të kontrolloja Mesdheun, deri në Gjibraltar.”

Krushovi shpresonte të vendoste raketa me rreze të gjatë veprimi, luftanije dhe të ndërtonte edhe një aeroport në bazën në jugperëndim të Shqipërisë. Ministria e Kulturës, e cila u zotua për vite me radhë për të restauruar nëndetësen, i tha AFP se do ta “përcillte dosjen” në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila mund ta përfshijë atë në një muze të ardhshëm të Luftës së Ftohtë.

Shqipëria përqafoi Perëndimin pas rënies së komunizmit në vitin 1990, u bashkua me NATO-n dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Baza ka qenë e një rëndësie të madhe që nga lashtësia për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik… i gjithë trafiku detar në detin Adriatik por edhe në Mesdhe mund të kontrollohet prej saj.”

Së fundmi, një tjetër bazë e ngjashme, është edhe ajo e Porto Palermos, më në jug të vendit por ajo mban një tjetër firmë, atë të kinës. Atje do të vinin luftanijet kineze, që në fakt, nuk erdhën kurrë. Komandanti i saj, Majori Shkëlqim Shytaj, tregon për të.

“Kur diktatori komunist, paranojak i Shqipërisë, Enver Hoxha, ndërpreu lidhjet me Bashkimin Sovjetik, duke akuzuar Moskën se kishte devijuar nga marksizmi i vërtetë, Shqipëria i hodhi sytë nga Kina. Por edhe kjo lidhje nuk zgjati shumë, duke e çuar vendin më pas drejt një izolimi në stil Koreano-Verior, kur vendi u tej mbush me bunkerë, për tu vetëmbrojtur nga armiqtë që e rrethonin nga çdo anë.”

Etiketa: anijenendetse

Lajme të lidhura

Sazani e Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton e kush humbet dhe kush paguan faturën?
Aktualitet

Sazani e Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton e kush humbet dhe kush paguan faturën?

09:07 - 25/07/26
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
Aktualitet

Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

08:58 - 25/07/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Çmimet e apartamenteve në Tiranë thyejnë rekord, brenda 7 viteve rriten 122%

08:38 - 23/07/26
Para
Dojna Mema tregon si e fshehu shtatzëninë

Ndjekësit i shuajnë dyshimet, ja çfarë e mundon Dojna Memën nga shtatzënia (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e Diasporës shqiptare mbërrin në Mynih, kërkohen transparencë dhe llogaridhënie
Aktualitet

Protesta e Diasporës shqiptare mbërrin në Mynih, kërkohen transparencë dhe llogaridhënie

19:18 - 25/07/26

Qindra shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë në një protestë ku kanë ngritur shqetësime për zhvillimet politike...

Lexo më shumë
Spiunazh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet praktikantja në selinë e NATO-s

Spiunazh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet praktikantja në selinë e NATO-s

19:10 - 25/07/26
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës, Arben Malaj sfidon Ramën

Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës, Arben Malaj sfidon Ramën

18:57 - 25/07/26
Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

18:39 - 25/07/26
FIFA vendos: Argjentina ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2030

FIFA vendos: Argjentina ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2030

18:28 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com