GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gjukanoviç në Kosovë: Nuk dëshirojmë të krijojmë probleme

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjukanoviç në Kosovë: Nuk dëshirojmë të krijojmë probleme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mali i Zi dhe Kosova lënë të hapur mundësinë e rishikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit. Presidentja Vjosa Osmani priti në Prishtinë homologun fqinj, Milo Gjukanoviç, në vizitën e parë zyrtare në Kosovë.

Pas një takimi 1 orësh me dyer të mbyllura, dolën në një konferencë për shtyp ku folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe korrigjimin e ndarjes kufitare, një marrëveshje e vulosur dhe e ratifikuar në parlamentet e të dyja vendeve.

“Gjithçka që ka të bëjë me raportet tona do të diskutohet dhe do të zhvillohet në përputhje me parimin e respektit të ndërsjellë, raporteve të shkëlqyeshme miqësore”.

Nga ana tjetër Gjukanoviç është shprehur se është i sigurt dhe vendimtar për t’ju përmbajtur dokumentave dhe shkresave zyrtare që kanë nënshkruar.

“Ne nuk dëshirojmë që të krijojmë probleme në asnjë nga adresat tona dhe jam i sigurt që do t’i përmbahemi dokumenteve që kemi nënshkruar. Përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacion do të krijojmë kushtet e domosdoshme për korrigjime, për të cilat do të pajtohemi që do të kontribuojë që ky kufi në demarkacionin e tij të jetë i logjikshëm dhe të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve dhe rrezikimit të marrëdhënieve tona”.

Presidenti i Malit të Zi ofroi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, ndërsa bashkë me Osmanin kundërshtuan sërish nismën Ballkani i Hapur.

“Ka dëshmuar sidomos muajt e fundit që do të rezultonte me hapjen e rajonit tonë për një ndikim edhe më të madh të Rusisë, andaj atë duhet ta ndalojmë me çdo kusht. Në vend që të përshpejtonte ecjen e shteteve tona drejt BE-së, do t’i vendoste ato në një dhomë pritje dhe rrjedhimisht do të zgjaste edhe më shumë procesin integrues”.

Ndërsa Milo Gjukanoviç theksoi: “Ne mendojmë që Open Balkan është një iniciativë e cila ka dalë në një moment depresioni që i ka kapluar vendet e rajonit dhe kanë menduar që ishte i pamundur integrimi europian dhe se ndoshta me largimin e kancelares Merkel, integrimi europian për Ballkanin Perëndimor është duke u shuar. Por kjo nuk është e saktë”.

Presidenti i Malit të Zi u shpreh në mbështetje të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE.

Etiketa: Kosove

Lajme të lidhura

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Breaking Views

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd
Kosovë & Rajon

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Para
Gjendet i pajetë 53-vjeçari, jetonte i vetëm

Tiranë/ 55-vjeçarin e zë korrenti në tarracën e shtëpisë, dërgohet në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botë

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë...

Lexo më shumë
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş