GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Provimet e Maturës/ Kushi: Ja si mund të veproni nëse s’jeni dakord me vlerësimin

17:47 - 19/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Provimet e Maturës/ Kushi: Ja si mund të veproni nëse s’jeni dakord me vlerësimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ditën e sotme ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me përgatitjet që po bëhen përsa i përket sezonit të provimeve të maturantëve në Shqipëri.

Kushi është shprehur se ndryshe nga herët e tjera, këtë vit do të përdorej një metodë e re ku testi të hartohej vetëm ditët e fundit nga disa prej mësuesve me intergritet të lartë. Ndërsa më tej shpjegoi edhe numrin e pyetjeve sa i takon niveleve të ndryshme të vështirësisë.

“Nuk mund të them tani se çfarë pyetjesh mund të jenë, këtë vit kemi përzgjedhur një metodë që testi të hartohet vetëm ditët e fundit nga disa mësues me përvojë dhe integritet i lartë. Pyetjet nuk bëhen nga e para por merren nga një fond pyetjes të cilat janë të analizuara mirë. 40% e testit janë pyetje të nivelit të parë të vështirësisë 40% të nivelit të dytë dhe vetëm 20% janë pyetje të nivelit të tretë për t’u dhënë mundësi nxënësve ekselentë të veçohen nga pjesa tjetër.”

Nga ana tjetër, sa i përket mundësisë së rivlerësimit të provimit, Kushi tha se secilit maturant që nuk ishte dakord me notën e marrë, do t’i jepej mundësia që të shihte gabimet e bëra në test, por nuk përfshihej mundësia për ndryshimin e rezultatit, pasi theksoi se nuk ekzistonte mundësia që mësuesit të gabonin në vlerësim.

“Natyrisht që çdo maturant, ka të drejtë të bëjë një ankimim nëse mendon se rezultati i tij nuk është i drejtë. Nëpërmjet E-albania mund ta marrë mbrapsht testin dhe të shohë gabimet e tij, por nuk ndodh që të ketë gabime në vlerësim, kështu që nuk ndodh të ndryshohet nota që ai ka marrë. Kjo sepse testi vlerësohet nga dy mësues të pavarur. I vetmi rast kur mund të ketë një rishikim të vlerësimit, është kur ka një problem në barcodin e identifikimit. Por këto janë probleme shumë të rralla.”

Etiketa: arsimiEvis Kushi

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
KLP shtyn seancën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Përfundon verifikimi i pasurisë dhe figura të tyre, KLP hap rrugën për emërimin e 22 prokurorëve të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com