GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Abazoviç: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Abazoviç: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re brenda pak vitesh. Kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ka mbajtur një fjalim para deputetëve në Parlamentin Evropian, pas një numri të madh të takimeve.

“Rajoni ka nevojë për viza pozitive dhe për të parë që dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e Unionit. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Evropë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Evropës, Ballkani do të bëhet Ukraina e re pas disa vitesh. Nuk vesoj se dikush e dëshiron këtë në Bashkimin Evropian”.

Abazoviç theksoi se Evropa është në një fazë të re për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe se është e nevojshme të merren vendime të shpejta dhe të zgjuara.

Ndërkohë, ai tha se qeveria e re është formuar me një mesazh të qartë dhe synim për të ecur më shpejt në integrimet evropiane.

“Unë mendoj se këto janë momente historike jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë Evropën. Pas 24 shkurtit fillimi i pushtimit rus të Ukrainës bota është ndryshe dhe më shumë se kurrë njerëzit në Mal të Zi, rajon dhe Evropë e kuptojnë se ne duhet të jemi bashkë”, pohoi 36-vjeçari.

I pari i qeverisë malazeze tha se vendi i tij do të monitorojë pronat e manjatëve rusë, si dhe të njerëzve që vijnë në Mal të Zi nga Rusia.

Abazoviç tha gjithashtu se qëllimi i Qeverisë është që fokusi nga temat negative, si nacionalizmi dhe përçarjet, të zhvendoset në ato që realisht shqetësojnë qytetarët.

Etiketa: Dritan AbazovicKosovaMali ZiUkraine

Lajme të lidhura

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon
Breaking Views

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Para
Njiheshin si reperë por ishin bandë hajdutësh/ Arrestohen 7 të rinj, mes tyre një shqiptar

Njiheshin si reperë por ishin bandë hajdutësh/ Arrestohen 7 të rinj, mes tyre një shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com