GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga miq në armiq, si Dumani dhe Talo Çela dështuan në grabitjen e 500 mijë eurove

21:49 - 19/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I akuzuar për 7 vrasje/ Dumani “fshihej” në hyrjen me qira në Fier, bashkëjetonte me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grabitja e Rinasit ka qenë molla e sherrit për dy personat VIP të krimit, Nuredin Dumani dhe Talo Çelës, të cilët kanë bashkëpunuar në shumë ngjarje të bujshme kriminale.

Grabitja e rinasit nuk ishte i vetmi plan për ta. Në dëshminë e Dumanit, është zbuluar plani për grabitjen e 500 mijë eurove që dështoi  në vitin 2013 në Shijak.

Sipas Dumanit Dorjan Shkoza i kishte dhënë atij dhe Talo Çelës një informacion se komshiu që jetonte mbi të kishte 500 mijë euro në kasafortë brenda banesës, dhe se këtë detaj ja kishte dhënë motra e Dorjanit e cila kishte hyrje dalje me të zonjën e shtëpisë.Sipas Dumanit sapo kishin marrë informacionin, ai, Talo Çela, Gent Sharra, Gon Qafa dhe informatori Dorjan Shkoza, bënë planin për të grabitur familjen e pasur, për të cilën motra e Dorjanit kishte thënë se ishte pronar i një pularie.

Dumani rrëfen se atë mbrëmje që ndodhi ngjarja u nisën drejt banesës me një makinë ML e cila ishte në pronësi të tij, dhe se Talo Çela ishte ai që bëri të mundur hyrjen në shtëpinë e biznesmenit, pasi brenda 5 minutash arriti të hapte derën e blinduar.

Brenda në shtëpi hyrën të gjithë përveç Gon Qafës, i cili bënte roje tek dera me automatik.

Sapo kanë hyrë brenda para ju ka dalë një e moshuar, të cilin Talo Çela e ka mbyllur menjëherë në banjë, ndërsa e shan te dhe i bërtiste gjatë gjithë kohës.

Ndërsa në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël, për të cilët Dumani thotë se ai i përkëdhëli se i erdhi keq, fakt për këtë sipas tij ëhstë edhe vetë dëshmia e dhënë nga zonja e shtëpisë e cila tha se një nga grabitësit u soll mirë.

Por grabitja nuk shkoi ashtu siç e prisnin, pasi nuk gjetën 500 mijë eurot që Dorjan Shkoza u tha se ishin në kasafortë, dhe në vend të tyre grabitën arkën e kursimeve të dy fëmijëve që kishte rreth 3 mijë euro brenda dhe disa unaza dhe bizhuteri të zonjës së shtëpisë.

“Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili sqaron se: “….Grabitja e radhës ka qenë në Shijak në vitin 2013, kemi qenë 5 veta, unë, Talo Çela, Gent Sharra, Gon Qafa… Informacionin për grabitjen na e dha Dorjan Shkoza pasi familja e tij jetonte një kat më poshtë personit qa do banim grabitjen. Dori na thoshte që personi që jetonte mbi banesën e tij merrej me pulari. Informacionin e kishte motra e Dorit, e cila kishte hyrje dalje me të zonjën e shtëpisë, e cila i kishte thënë se në dollapë kishte mbi 500.000 Euro. Tek kjo shtëpia ishin dy çuna të vegjël 10 vjeç, zonja e shtëpisë dhe vjehrra. Në këtë ngjarje kemi përdorur një mjet ML ngjyrë blu e errët, e rregullt me targa të vjedhura. Ky mjet ishte në emrin tim. Kemi shkuar në orën 4 të mëngjesit sepse në atë orë dilte i zoti i shtëpisë. Dera ishte e blinduar dhe Talo e hapi atë 3-5 minuta pasi kishte me vete veglat që hapte dyert. Pasi u hap dera u futëm brenda të gjithë vetëm Gon Qafa ngeli jashtë me automatik në dorë. Sapo kemi hyrë brenda kemi parë plakën që po dilte nga tualeti. Plakën e mbylli Talo në tualet dhe filloi të shante. …Ata vazhduan kontrollin dhe unë kam ndenjur aty që të mos bërtiste gruaja dhe fëmijët. Me erdhi keq për fëmijët e saj dhe i ledhatova nga faqet. Kur kjo gruaja doli në televizor ka thënë se njëri prej autorëve u soll mirë. Në një kuti kursimesh janë gjetur rreth 3000 Euro dhe jemi larguar. …Më vonë mora vesh se njeri prej çunave që morri pjesë në grabitje kishte marrë dhe unazat e kësaj zonjës…”, thuhet në dëshminë e Dumani.

Etiketa: Nuredin DumaniTalo Cela

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
Deputeti gjerman: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet së djeshmes

Deputeti gjerman: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet së djeshmes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com