GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Të vërtetat e hidhura shqiptare sot në Parlamentin Evropian

09:31 - 20/05/22
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Të vërtetat e hidhura shqiptare sot në Parlamentin Evropian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

NGA GENC POLLO

Sot, Parlamenti Europian votoi një rezolutë në përkrahje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se stacioni i fundit i këtij procesi është anëtarësimi në BE dhe ku bëhet thirrje për të filluar tashmë negociatat për këtë qëllim.

Duhet patjetër të falënderojmë Parlamentin Europian dhe çdo eurodeputet të angazhuar me hartimin e mbështetjen e rezolutës. Por do të ishte e gabuar të kufizohemi me duartrokitje, të mos lexojmë problemet që liston rezoluta, të cilat janë pengesë për hapa para pavarësisht nga çfarë ndodh me negociatat.

Për të ndihmuar informimin e publikut po listoj këtu pasazhet relevante:

1- Shpreh keqardhjen për ndryshimin jokonsensual nga qeveria të Kushtetutës e të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve parlamentare.

2- Kujton nevojën për të korrigjuar problemet si…votëblerja; shpreh keqardhjen për mosdënimin në Gjykatë të zyrtarëve të lartë të përfshirë në votëblerje

3- Vëren nevojën urgjente për përmirësim lidhur me lirinë e shprehjes, pavarësinë e medias dhe pluralizmin e saj dhe është i shqetësuar nga mosprogresi në këtë lëmë. Shënon se Shqipëria ka rënë poshtë tetë vende në renditjen e Reporterëve pa Kufij.

4- U kërkon autoriteteve që të veprojnë kundër intimidimit të gazetarëve ….politikanët të ndalin sulmet verbale…. Rithekson shqetësimin e rëndë për paketën ligjore “antishpifje”. Thekson nevojën se AMA duhet të veprojë paanshmërisht. Thekson se Agjencia e Medias e Informacionit nuk nale.

6- Nxit Komisionin Europian të zbatojë raportin 01/22 të Gjykatës së Llogarive duke siguruar që fondet e BE të forcojnë shtetin ligjor në Ballkanin Perëndimor përfshi Shqipërinë (raporti 01/22 ishte kritik ndaj disa reformave të financuara nga BE përfshi edhe Reformën në Drejtësi-gp)

7- Thekson nevojën e domosdoshme për masa që eliminojnë efektet anësore të vetingut si procese të stërzgjatura, konfirmime të ulëta dhe akumulimi i madh i çështjeve për gjykim.

8- Shpreh keqardhjen që dënimet për zyrtarë të lartë mbeten të ulëta çka ushqen kulturën e pandëshkueshmërisë

9- Inkurajon eliminimin e mangësive e problemeve me larjen e parave sipas rekomandimeve Moneyval (Raporti vjetor i Moneyval thekson se Shqipëria nuk ka bërë progres gp)

10- Inkurajon autoritetet që të mos lëshojnë pasaporta kundrejt investimeve sepse ka risk sigurie, korrupsioni e evazioni (Rama para dy vjetësh në Londër deklaroi se do e zbatonte këtë skemë, madje u tall me rezervat e Brukselit. gp)

11- Shpreh keqardhjen që buxheti për arsimin në v. 2021 ishte vetëm 2,7% e PBB (pa koment!)

12- Kujton se projektet infrastrukturore, përfshi Portin Durrës, duhet të respektojmë me standardet europiane të prokurimit publik siç parashikon Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (ky Paragraf është goditje direkte kundër projektit korruptiv me sebepin Nusreti – Al Abaar gp).

13- I bën thirrje qeverisë shqiptare të zhvillojë Tregun e Përbashkët Rajonal/

Etiketa: NegociataPErezoluta

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
Një “problem” më pak, këto shenja të horoskopit më mirë mos t’i kishit fqinjë

Një "problem" më pak, këto shenja të horoskopit më mirë mos t’i kishit fqinjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com