GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmitë e Dumanit/ Avokati bën deklaratën e fortë: U tregua se në Shqipëri të vrasin pa pikë…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Miku i ngushtë i Dumanit bashkëpunon me drejtësinë, SPAK bën lëvizjen e menjëhershme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati, Kujtim Cakrani ka qenë i ftuar në një intervistë televizive ka folur lidhur me operacionin e zhvilluar së fundmi nga SPAK të koduar ‘Plumbi i artë’ ku u lëshuan 32 urdhër-arreste për persona të cilët kishin marrë pjesë në vrasje dhe vepra kriminale të rrëfyera nga Nuredin Dumani.

Cakrani tha se dëshmia e Dumanit nxori në pah pasigurinë që rrethon sot qytetarët shqiptarë dhe faktoi pamundësinë e prokurorëve apo policisë për të vepruar ndaj këtyre bandave kriminale të cilët nuk zbulohen prej vitesh.

“Ky është një ndër ato operacione që ka sjellë lehtësimin e qytetarëve sepse janë arrestuar apo janë shpallur në kërkim disa persona me rrezikshmëri të lartë kriminale. Për këtë duhet falenderuar bashkëpunëtori i drejtësisë i cili nxori në pah një sërë ngjarjes, vrasjesh mizore ku publiku shqiptar kuptoi që në Shqipëri ka grupe të tmerrshme kriminale, persona të cilët të vrasin pa asnjë lloj problemi. Nga pikëpamja e rendit, Shqipëria është në një gjendje të tmerrshme dhe qytetarët janë krejtësisht të pambrojtur dhe të ekspozuar ndaj krimit”, u shpreh Cakrani.

Mes të tjerash, Cakrani tha se nuk mjaftonte dëshmia e Dumanit, por policia duhet që të kishte hetuar më herët dhe të kishte zbuluar personat që kishin kryer këto vepra kriminale.

“Kjo nuk mjafton sepse është policia ajo që duhet të kishte nisur hetimet dhe jo të priste që dikush të bëhej bashkëpunëtor drejtësie. Duke pasur parasysh faktin që në Shqipëri prej vitesh është folur për 20 grupe kriminale apo 4 klane mafioze dhe kjo ka bërë që policia të heshtë. Por duke qenë në këtë situatë, ku Dumani ka treguar për këto vrasje mafioze të tmerrshme, jemi para një realiteti të tmerrshëm të parë vetëm në Siçilinë e viteve ’80. Shqipëria sot gjendet nën pushtetin e krimit. Prokurorët janë inekzistent në zbulimin e organizatave kriminale që operojnë në vend. Unë e kam thënë dhe e përsëris, nuk është e vështirë të identifikosh personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sepse i gjen kudo, i ke me biznese, me makina luksoze me hotele e lloj lloj biznesesh”, u shpreh Cakrani.

Etiketa: Kujtim CakraniNuredin Dumani

Lajme të lidhura

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26
Protestuesi: Kjo qeveri shet interesat e kombit tonë, ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë janë thelbësore
Aktualitet

Protestuesi: Kjo qeveri shet interesat e kombit tonë, ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë janë thelbësore

21:17 - 20/08/26
Aktivistja Sidorela Vatnikaj shpalos kërkesat: Kontratë e re mes shtetit dhe shoqërisë shqiptare
Aktualitet

Aktivistja Sidorela Vatnikaj shpalos kërkesat: Kontratë e re mes shtetit dhe shoqërisë shqiptare

21:13 - 20/08/26
Para
Putin dhe misteri i kokainës së zhdukur

Putin dhe misteri i kokainës së zhdukur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

Aktivisti Arben Kola në protestën e 82 qytetare bëri thirrje për bashkim dhe vijimin e protestës, duke akuzuar qeverinë se...

Lexo më shumë
Protestuesi: Kjo qeveri shet interesat e kombit tonë, ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë janë thelbësore

Protestuesi: Kjo qeveri shet interesat e kombit tonë, ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë janë thelbësore

21:17 - 20/08/26
Aktivistja Sidorela Vatnikaj shpalos kërkesat: Kontratë e re mes shtetit dhe shoqërisë shqiptare

Aktivistja Sidorela Vatnikaj shpalos kërkesat: Kontratë e re mes shtetit dhe shoqërisë shqiptare

21:13 - 20/08/26
Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
“Këlyshët e komunistëve ende në pushtet”, qytetarja: Edhe në Vjenë protestohet çdo ditë kundër Ramës

“Këlyshët e komunistëve ende në pushtet”, qytetarja: Edhe në Vjenë protestohet çdo ditë kundër Ramës

20:56 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com