GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani kap Europën, shkatërron Kastriotin me poker

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani kap Europën, shkatërron Kastriotin me poker
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani bën poker duke shënuar 4 herë në portën e Kastriotit që ruhesh nga gardiani Vata.

Kjo është një fitore vendimtare për të kuqtë të cilët sigurojnë matematikisht Europën një javë para fundit të kampionatit.

Probleme para ndeshjes për Mehmetin me Bitrin të padisponueshëm dhe i cili zëvendësohet nga Sota në qendër të mbrojtjes. Emiljano Cela zbaton rotacionin te Kastrioti në një ndeshje për tu fituar për të kuqtë në kërkim të Europës me Partizanin më agresiv që në fillim, tenton me një goditje me kokë Sten Junior për më parë ka rënë bilbili për një faull, pas një çerek ore lojë krosim i rrezikshëm i Herald Markut, i vëmendshëm largon në momentin e duhur Vata.

Goditja e parë e Partizanit në portë vjen në minutën e 32 nga një diagonale e Hadroj. Nuk mungojnë dhe momentet e tensionit mes Junior dhe Onanugës pas një ndërhyrje të sulmuesit, ju kushtojnë nga një të verdhë të dyve. Në të 37 provon me një goditje të befasishme Skuka por ja del ta kthejë portieri i Kastriotit. Pjesa e parë mbyllet në ekuilibër me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta është një skenar krejt tjetër.  Kjo pasi Kastrioti humbet përqendrimin në mbrojtje në minutën e 58 kur një pasim çan mes përmes gjithë prapavijën krutane për të nxjerrë para Vatës Herald Markun që nuk gabon për golin e avantazhit.

1-o për Partizanin që gjen golin e avantazhit dhe tani e ka gjithçka më të thjeshtë, të kuqtë madje nuk vonojnë për ta vënë fitoren në kasafortë, pasi në të 57 Xhuliano Skuka i shpëton markimit , kalon dhe Husein, e madje dhe Vatën për të shënuar golin e 2-0.

Partizani në avantazh të dyfishtë dhe tani është ndeshje me drejtim unik, pasi shndërrohet në një festival rastesh e golash  në portën krutane, fillimisht shënon Cara por është shkëputur në pozicion të parregullt dhe goli anulohet me të drejtë. Pak më vonë është Skuka që tenton bisin personal duke kaluar sërish Vatën por këtë herë në vend të golit gjen vetëm rrjetën e jashtme. Në të 79-ën vë emrin në listën e golashënuesve dhe Tedi Cara, përfiton nga dalja kallup e Kodrës dhe me një penallti në lëvizje në dispozicion nuk gabon para porte.

Gjithçka e mbyllur me minutat e mbetura që shërbejnë vetëm për të përmirësuar statistikat e të kuqve, shënon golin e tij të parë me fanellën e Partizanit dhe Maguette falë edhe bujarisë të Skukës, dhe përfundon 4-0, poker që për të kuqtë vlen përfundimisht biletën europiane.

Etiketa: kastriotikualifikohetPartizanishkaterron

Lajme të lidhura

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos
Sport

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26
Para
Video/ Shpërthen në flakë ruloti në rrugën Levan-Tepelenë

Video/ Shpërthen në flakë ruloti në rrugën Levan-Tepelenë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
KRYESORE

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

Edhe dita e sotme, 1 gusht, do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, duke sjellë...

Lexo më shumë
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com