GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Jemi ende në kohë ta ndalojmë “mbytjen” e kryeqytetit

08:00 - 22/05/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Jemi ende në kohë ta ndalojmë “mbytjen” e kryeqytetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kryeqytet po bëhen ndërtime masive dhe dendësim pa kritere urbane, dhe më e rëndësishmja, shëndetësore dhe për pasojë jetësore për bashkëjetesën në qytet. Dorina Musai, urbaniste/kërkuese shkencore është e ashpër për pasojat që po i sjell Tiranës mania e ndërtimeve. Ajo thotë se, nuk jemi ende vonë për të ndaluar këtë që po ndodh, duke propozuar rishikimin e instrumentit të planifikimit.

“Duhet t’i japim kohë qytetit, të na tregojë problemet e shfaqura deri tani, dhe të kemi mundësinë që analizat dhe raportet e monitorimit që sot kryhen nga profesionistë të pavarur, akademikë apo qendra të specializuara, të mund të diskutohen dhe të hapen për debat me vendimmarrësit, banorin dhe komunitetet”.

Flet Dorina Musai, Urbaniste

Gjatë vitit 2021, sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit për banesa në Tiranë arriti në 1.4 milionë metra katrorë, që është rekord historik i të paktën dy dekadave të fundit. Sipas vlerësimit tuaj, sa nevojë ka që të ndërtohet kaq shumë në Tiranë?

1.4 milionë metra katrorë ndërtim, shtojnë në qytet, kapacitet përafërsisht prej 50-60 mijë banorësh të rinj në vetëm një vit, nëse të gjitha apartamentet do të jenë të banueshme.

Ky ritëm ndërtimi ka ardhur në rritje çdo vit, që pas miratimit të planit të përgjithshëm vendor, i cili, parashikon që deri në vitin 2030, Tirana do të strehojë përafërsisht 1.6 milionë banorë. Pra, në më pak se një dekadë, do të kemi dyfishim të popullsisë së Tiranës.

Çfarë, është e padeklaruar zyrtarisht, është stoku i banesave të pabanuara në Tiranë, i cili nuk është marrë si indikator në Plan. Ne nuk dimë se sa është realisht kërkesa për strehim, që do të justifikonte këtë rritje të sipërfaqes së ndërtimit.

Ne nuk dimë, sa nga kjo sipërfaqe banohet realisht. Nga ana tjetër, në një qytet që konsiderohet i banueshëm, dhe të përmbushen kriteret kushtore të së drejtës për strehim, do të duhet që paralelisht me banesën, të sigurohet për banor edhe hapësira boshe, ajo e gjelbër dhe publike, flukset e lira të lëvizjes dhe zonat e pushimit si parqet apo hapësirat social-kulturore.

Në këtë aspekt kushtor, të detyrueshëm dhe të nevojshëm për qytetin, është investuar pak, për të mos thënë të kundërtën. Kemi dëmtim të këtyre hapësirave, deri në zhdukje totale të tyre, që nga parku i liqenit, te lulishtet brenda qytetit, oborret mes pallateve e deri te hapësirat sportive dhe rekreative.

Në çdo rast, kemi ndërtim masiv dhe dendësim pa kritere urbane, dhe më e rëndësishmja, shëndetësore dhe për pasojë jetësore për bashkëjetesën në qytet.

Nga pikëpamja e arkitekturës, mobilitetit, cilësisë së jetesës etj., cilat vlerësoni ju se do të jenë problemet në afatin e shkurtër dhe të gjatë, me të cilat do të përballet kryeqyteti?

Problemet e para të shfaqura janë “mbytja” e zonës së banimit me volume të larta, zhdukja e hapësirës dhe mbingarkesë e rrugëve të brendshme të blloqeve të banimit – të cilat janë të projektuara për dendësi të ulët. Smogu i akumuluar brenda pëlhurës së qytetit, nuk qarkullon më nëpër korridoret e qytetit, por “fle” midis ngrehinave të betonit.

Mungesave e standardeve të projektimit urban, ku objekti zhvillohet brenda parcelës, në mënyrë “liberale” pa kritere urbane si, ndërtimi i fasadave të rrugëve, siluetës harmonike të qytetit apo korridoret dhe sheshet e gjelbra të detyrueshme brenda strukturës urbane, ka zhvilluar një qytet pa formë, dhe për pasojë, kaotik.

Problemet afatgjata, nëse nuk do të ketë reflektim dhe ndërhyrje në paketën legjislative dhe planin e Tiranës, na çojnë drejt skenarit më të keq, që është ai i një qyteti të papastër, me nivele të larta të ndotjes së ajrit dhe me ndotje të lartë akustike.

Një qytet pa gjelbërim, pa sheshe pushimi midis godinave dhe për më tepër, pa zona sigurie publike, që janë hapësirat. Po zhvillojmë një qytet, nga njëra anë kaotik, të zhurmshëm, dhe me një re tymi të zi si fasadë e pestë e qytetit, nga ana tjetër, një qytet antinjeri, pa hapësira socializuese, argëtuese dhe pushuese.Jemi në vitin e pestë të implementimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, ose në një të tretën e kohës së afatit të zbatimit të tij. Propozimi im është rishikimi i instrumentit të planifikimit.

Por, për fat të keq, rishikimi i planit, në një fazë të rrugëtimit të tij, nuk parashikohet në legjislacionin tonë, por si model mund t’i referohemi atij të Kosovës (ku parashikohet se, pas pesë vjetësh nga miratimi, ligjvënësi ka parashikuar rishikim të planit).

Duhet t’i japim kohë qytetit, të na tregojë problemet e shfaqura deri tani, dhe të kemi mundësinë që analizat dhe raportet e monitorimit që sot kryhen nga profesionistë të pavarur, akademikë apo qendra të specializuara, të mund të diskutohen dhe të hapen për debat me vendimmarrësit, banorin dhe komunitetet. TR030, u miratua jo pa kontestime, dhe shumë probleme që sot janë realitet, janë paralajmëruar që në 2016 nga ekspertët, por që, në kohë u injoruan.

Kemi një plan të kryer, duke mos u konsultuar me banorin dhe me vendimmarrje dhe procese jo transparente. Kemi përjashtuar banorin dhe ekspertin e pavarur nga instrumenti i cili, mund ta shndërrojë qytetin të pajetueshëm. Jemi ende në kohë ta ndalojmë këtë që po ndodh./Monitor

Etiketa: Sociale

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Kënga e re/ Ylli Limani ndan momentin gazmor me prindërit (VIDEO)

Befason Ylli Limani, ja çfarë profesioni do kishte po të mos ishte këngëtar (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com