GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022” Veliaj dhe Soreca takim me të rinjtë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”  Veliaj dhe Soreca takim me të rinjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Reja, instalacioni më atraktiv për zhvillimin e aktiviteteve artistike e kulturore tashmë në Tiranë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, zhvilluan një takim me një grup të rinjsh, pjesë e kalendarit të aktiviteteve “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj, ashtu sikurse dhe Soreca u bënë thirrje të rinjve të aktivizohen për këtë ngjarje të rëndësishme që zgjat 365 ditët e vitit të ardhshëm dhe do ta kthejë metropolin shqiptar në epiqendrën e të rinjve të Europës.

“Jam i lumtur që Tirana është Kryeqyteti i parë i Rinisë që e ka të gjithë vitin e hapur pas pandemisë. Kemi planifikuar rreth 1000 aktivitete, por jam i sigurt që edhe 1000 të tjera mund të shtohen si pjesë e kalendarit. Ftesa që ne duam të bëjmë sot është: Nëse dikush ka një ide, një propozim, apo një datë të shënuar, mund të jetë një grup që merret me aktivitete sportive, që inspiron sporte ekstreme, apo dikush që do të bëjë një seminar, panair, ne duam që Tirana të bubërrojë nga aktivitete rinore dhe nga energjia e tyre,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai gjithashtu apeloi për ta kthyer këtë vit në një kartolinë të bukur për Shqipërinë dhe për turizmin shqiptar. “E shohim këtë edhe si një mundësi fantastike dhe si një kartolinë për Shqipërinë. Shqipëria është sot një nga vendet më të sigurta, më mendjehapura, një nga vendet që ka kaluar 30 vite të vështira të tranzicionit, por ka bërë një kapërcim galopant. Ndaj duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht. Është vetëm çështje kohe derisa frenat e këtij vendi të jenë në duart e djemve dhe vajzave që janë këtu, apo atyre që do përfshihen në këtë vit fantastik,” theksoi Veliaj.

Nga ana e tij, ambasadori Soreca tha se Bashkimi Europian është gjithmonë i gatshëm të mbështesë nismat që burojnë nga iniciativa rinore, të cilat, siç u shpreh ai, janë inkurajuar prej tij personalisht me të ardhur në krye të delegacionit të BE.

“Të rinjtë dhe fuqizimi i rolit të tyre ka qenë një nga detyrat e mia kryesore që prej fillimit. E kemi nisur që prej 2019-ës me “Javën e Europës”, në të parën “Javë të Europës” për mua. Unë pata kurajon që të bind të gjitha institucionet e larta në “Pallatin e Brigadave” dhe i mbajta ata për 25 minuta duke u folur për fuqinë e të rinjve. Ky ishte fillimi i një udhëtimi ku zyra që unë përfaqësoj, Delegacioni i BE, ka qenë jashtëzakonisht pranë problemeve të tyre. Ndaj, kur Erioni më ftoi, më lumturoi shumë dhe që nga ai moment i sigurova gatishmërinë për të bashkëpunuar. Ne jemi gati t’ju ndihmojmë që të kemi sa më shumë evente që të jetë e mundur,” u shpreh ambasadori Luigi Soreca.

Etiketa: Erion VeliajEuropekryeqytetiTirane

Lajme të lidhura

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet
Aktualitet

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:41 - 04/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Para
Rindërtohet përsëri ura në Darëzezë, e cila u shemb disa ditë më parë

Rindërtohet përsëri ura në Darëzezë, e cila u shemb disa ditë më parë

TË FUNDIT

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë
Aktualitet

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

Gjatë protestës së 127-të kundër Qeverisë, një prej protestuesve u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubime, jo...

Lexo më shumë
“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:48 - 04/10/26
Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!

Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!

20:30 - 04/10/26
Protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve? Të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor!

Protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve? Të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor!

20:10 - 04/10/26
Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandale! Vila në Sardenja dolën, Kryeministri të shkojë në SPAK

Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandale! Vila në Sardenja dolën, Kryeministri të shkojë në SPAK

19:55 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com