GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 32-vjeçarit në Peqin, babai i tij kërkon që SPAK të marrë në dorë hetimet

19:54 - 23/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 32-vjeçarit në Peqin, babai i tij kërkon që SPAK të marrë në dorë hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër dosje që flet për vrasjen e një të riu në Peqin, pritet të transferohet nga prokuroria e Elbasanit në SPAK. Mësohet se bëhet fjalë për ekzekutimin e Albi Bashaliut, ngjarje kjo e ndodhur në 27 dhjetor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit, ku persona të maskuar vranë me armë zjarri, 32-vjeçarin.

Mustafai, babai i Albi Bashaliut, së fundi i është drejtuar me një kërkesë prokurorisë së Elbasanit, duke shprehur pëlqimin e tij që dosja e vrasjes së të birit të mos vijohet të hetohet në Elbasan, por nga prokuroria e Posçme SPAK. Mustafa Bashaliu, duke hedhur dyshime se vrasja e të birit është kryer me pagesë dhe nga emrat e arrestuar së fundmi nga SPAK, ka shfaqur dëshirën që dosja hetimore ti bashkohet hetimeve që aktualisht SPAK-u po kryen për bandën e vrasësve me pagesë.

Pritet që në ditët në vijim, prokuroria e Elbasanit të dalë me një vendimarje rreth kësaj dosje, nëse do e transferojë në SPAK ose jo. Albi Bashaliu, njihej në zonë si person me precedentë penalë, pasi në vitin 2017 ai ka qëlluar me automatik në drejtim të dy personave, por pa mundur ti vrasë ata.

Ndërsa sipas prokurorisë, ngjarja e vrasjes së Albi Bashalit ka si motiv hakmarrjen, pasi vëllai i viktimës Leonard Bashaliu, 6 muaj para se të vritej Albi, ka ekzekutuar me armë zjarri Ylber Xhahysën, ku si shkak ka shërbyer një konflikt për gërvishtjen e makinave. Aktualisht Leonardi ndodhet në burg, por vëllai tjetër i tij është vrarë, pikërisht në lokalin e fshatit në sy të disa prej banorëve të fshatit Gjoçaj.

Policia e Elbasanit vrapoi në banesën e të afërmve të Ylber Xhahysës, por të gjithë anëtarët ishin në shtëpi në momentin kur ka ndodhur krimi i rëndë. Një ditë pas ndodhjes së krimit, policia gjeti të paprekur në aksin rrugor Gosë-Vilbashtovë të Rrogozhinës, makinën e viktimës që vrasësit ia rrëmbyen pas ekzekutimit. Autorët janë detyruar ti marrin makinën viktimës pasi mjeti i tyre pësoi difekt dhe në këto kushte dy personat e dogjën makinën në vendgjarje.

 

Etiketa: babaihetimetpeqinSpakVrasja

Lajme të lidhura

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Para
Vendosni një thelpi hudhër në vesh, rezultati i pabesueshëm

Vendosni një thelpi hudhër në vesh, rezultati i pabesueshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com