GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i Stomatologjisë/ 96 milionë lekë kompanisë pa eksperiencë të mjekes nga Elbasani

20:10 - 23/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi i Stomatologjisë/ 96 milionë lekë kompanisë pa eksperiencë të mjekes nga Elbasani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klinika Stomatologjike Universitare ka shkelur kriteret e prokurimit publik duke i dhënë tender pa garë me vlerë 96 milionë lekë të vjetra kompanisë “Splendent” shpk në pronësi të Sara Dervishit, mjeke e përgjithshme në qendrën shëndetësore Elbasan.

Kompania nuk plotëson kriteret e veçanta sipas dokumenteve standarde, përpos faktit që drejtori Anis Thodhorjani ka shpallur fituese një firmë e cila është krijuar para 6 muajsh në një tender pa garë për të shmangur ankesat nga operatorët.

Dhjetorin e kaluar KSU-ja u inaugurua nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, e cila e konsideroi investim historik fondin e madh që ndryshoi komplet godinën, por pa arritur të heqë huqin e keq të tenderave fiktivë.

“Në fund të fundit, ky është qëllimi i universitetit që kur t’i del dhe je gati për ta ushtruar profesionin tënd, të kesh përmbushur gjithë ato kritere të njohura tashmë të kurrikulës. Sot këto investime e mundësojnë këtë dhe kjo na bën me të vërtetë të ndjehemi krenarë”, tha Manastirliu. Në fakt, krenaria e ministres rrëzohet nga fakti se taksat e qytetarëve shkojnë për njerëz të cilët janë pjesë e administratës në shkelje të ligjit.

Skandali lidhet me faktin se te kriteret e veçanta të kualifikimit kërkohet xhiroja vjetore e 3 viteve të fundit e cila në këtë rast nuk duhet të jetë më pak se 38 milionë lekë të vjetra kur kompania nuk ka bërë akoma një vit nga fillimi i saj.

“Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare. Vërtetim për xhiron vjetore të tre viteve të fundit (2019, 2020 dhe 2021 ) ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 39% i vlerës së fondit limit, të kontratës që prokurohet”, shkruhet tek kriteret e veçanta të kualifikimit të cilat janë shkelur në mënyrë flagrante për tenderin e organizuar nga Klinika Stomatologjike Universitare.

Kompania ka deklaruar 1 milion lekë të vjetra në kohën që është themeluar dhe është e pabesueshme se si ka marrë tender pa garë në një kohë që fuqia e saj financiare është e padeklaruar pasi nuk ka çfarë të deklarojë sepse është kompani e re.

Në tender nuk ka patur konkurrentë të tjerë pasi do bënin ankesë duke e skualifikuar “Splendent” shpk duke parë se kompania nuk plotëson dot kriteret minimale. Sipas kësaj kontrate, kompanitë që marrin pjesë duhet të paraqesin bilancet vjetore, për vitet financiare për një periudhë maksimumi tre vitet e fundit financiare 2019, 2020, 2021, ku bilancet e dy viteve të njëpasnjëshme, nuk duhet të kenë raport negativ ndërmjet aktivit dhe pasivit.

Megjithatë skandali më i madh lidhet me historikun e shkurtër të kompanisë e cila ka fituar tenderin e parë me vlerë 29 milionë lekë të vjetra pa TVSH të cilin e ka fituar në 1 prill nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër i cili u anuluar nga Komisioni i Prokurimeve Publike.

Tenderi i fituar nga “Splendent” shpk u anuluar sepse në këtë garë ka marrë pjesë edhe kompania “CARPATHIA ALBANIA” shpk e cila ka paraqitur ankesë tek Komisionit i Vlerësimit të Ofertave. Ankesa është publikuar në 6 prill por KPP-ja e ka anuluar tenderin në 16 Maj 2022 pasi nuk plotësonte disa kushte.

Edhe tek kjo kontratë kërkohen kopje të deklaratave të xhiros vjetore, të realizuara nga kompanitë garuese gjatë 3 viteve të fundit (2018, 2019, 2020) e lëshuar nga Administrata Tatimore, me vlerë jo më të vogël se 40% të vlerës së kontratës që prokurohet. Sipas dokumentit, kërkesa për plotësimin e kushteve quhet e realizuar nëse kompanitë arrijnë xhiron minimale, në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga KSU-ja që në këtë rast është 12 milionë lekë të vjetra.

Klinika është një Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar i cili ofron shkollim universitar dhe pasuniversitar sepse shërben si bazë mësimdhënieje për Fakultetin e Stomatologjisë, formimin pas universitetit dhe edukimin e vazhdueshëm mjekësor stomatologjik ndërkohë që i jep tenderin një punonjëse të shëndetit publik.

Keqmenaxhimi i fondeve publike nuk ndikon jo vetëm tek shëndeti dhe cilësia e shërbimit por minon dhe të ardhmen e kësaj fushe sepse mjekësia nuk është një shërbim që ndërtohet brenda një kohe të shkurtër por kërkon planifikim afatgjatë cilësor. Mungesa e profesionalizimit rrit defiçitin e shërbimeve në shkallë të gjerë ku dëmet në këtë sektor janë të parikuperueshme e cila krahas gjykatave është një nga institucionet më të korruptuara në Shqipëri.

 

 

Etiketa: eksperiencëElbasanikompaniakryesore2mjekesStomatologjiatenderi

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Wanda Nara prek me fjalët dedikuar Icardit: E lumtur të shoh teksa rritesh…

Wanda Nara prek me fjalët dedikuar Icardit: E lumtur të shoh teksa rritesh...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com