GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sot “mundësia” e fundit, PS-PD asnjë dakordësi për Presidentin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot “mundësia” e fundit, PS-PD asnjë dakordësi për Presidentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maxhoranca dhe opozita dështuan të gjejnë gjuhën e konsensusit për zgjedhjen e Presidentit të ri edhe në raundin e dytë. Në seancën parlamentare, ashtu si në raundin e parë, nuk u paraqit asnjë kandidaturë për t’u votuar, duke e djegur edhe këtë mundësi.

Pas marrëveshjes mes PS-së dhe PD-së se në dy raundet e radhës, i dytë dhe tretë, kandidati do të propozohej nga opozita, maxhoranca u tërhoq duke ngjallur mosbesim te pakica parlamentare për të përzgjedhur dy emra dhe depozituar në Kuvend.

Djegia edhe e raundit të dytë, ka nxitur Kuvendin që të vazhdojë me shpejtësi me procedurën për raundin tjetër.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga ai pararendës. Për këtë arsye, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve sot në orën 14:30.

Ajo që pritet të shihet është nëse opozita do t’i besojë më maxhorancës dhe do të vazhdojë të bëhet pjesë e këtij procesi edhe për raundin e tretë.

Kujtojmë që pas marrëveshjes, me gjithë kundërshtitë dhe refuzimet, ky është raundi i vetëm i mbetur në dispozicion të opozitës, për të propozuar ajo kandidatin e saj për kreun e ri të shtetit, pasi për dy raundet e tjera, maxhoranca i ka numrat dhe mund ta zgjedhë e vetme Presidentin e ri.

Burime për gazetën “Panorama” bëjnë me dije se grupi opozitar do të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve për të ezauruar edhe mundësinë e fundit që ajo të propozojë një kandidat për President.

Ky vendim është marrë për t’i shkuar deri në fund angazhimit të saj në këtë proces dhe të zbulojë përpara publikut seriozitetin e maxhorancës në këtë proces për një President konsensual.

Raundi i dytë dështoi pasi Partia Demokratike u tërhoq të premten nga procesi për zgjedhjen e kreut të shtetit me akuzën ndaj maxhorancës se prishi marrëveshjen e arritur të mërkurën, duke shkelur pikën 4. Maxhoranca nuk pranoi të firmoste kandidaturën që propozonte PD, pra që kandidatura të shkonte në Parlament me vota të përbashkëta.

Etiketa: Kryesore1PDPresidentiPS

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta e 74-t në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!
Aktualitet

Mbyllet protesta e 74-t në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!

22:48 - 12/08/26
Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt
Aktualitet

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

21:31 - 12/08/26
Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”
Aktualitet

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

21:10 - 12/08/26
Para
Shkatërrohet laboratori i drogës, shihni momentin kur policët asgjesojnë mijëra bimë kanabis (FOTO)

Shkatërrohet laboratori i drogës, shihni momentin kur policët asgjesojnë mijëra bimë kanabis (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

PSG triumfon ndaj Aston Villës dhe ngre trofeun e Superkupës së UEFA-s
Sport

PSG triumfon ndaj Aston Villës dhe ngre trofeun e Superkupës së UEFA-s

23:03 - 12/08/26

Paris Saint-Germain ka triumfuar 2-1 ndaj Aston Villas në finalen e Superkupës së UEFA-s, në një ndeshje spektakolare të zhvilluar...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 74-t në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!

Mbyllet protesta e 74-t në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!

22:48 - 12/08/26
Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

21:51 - 12/08/26
Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

21:31 - 12/08/26
Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

21:10 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com