GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Pala tjetër kërkon të shkojë tek raundi i katërt

15:52 - 24/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Pala tjetër kërkon të shkojë tek raundi i katërt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është diskutuar në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt, u shpreh se mazhoranca u tërhoq nga marrëveshja që ata arritën. Pavarësisht thirrjes së Fatmir Mediut që opozita duhet të dalë me një kandidat të vetëm, Alibeaj u shpreh se ato që kishin për të dhënë i dhanë, duke theksuar se pala tjetër kërkon ta zgjedhë e vetme, pavarësisht se Presidentit duhet të zgjidhet me 84 vota.

“Pala tjetër kërkon të shkojë tek raundi i katër. Nuk i qëndrojnë asaj që pohuan vetë. Këtu nuk është për të testuar sa solide është opozita. Në analizën e fundit, ai që do të jetë presidenti i republikës, të ketë të paktën 84 vota. Që ne nuk i kemi, nuk i keni as ju. Teksa tërhiqen do të thotë se i kanë thënë të gjitha. E moralshme është fakti që ne në këtë proces futemi si detyrim moral, apo për të zhbërë gjithçka që më parë nuk ka shkuar mirë. Ne ç’kshim për të dhënë para publikut e dhamë. Pala tjetër është e qartë që e ka bërë zgjedhjen e vet. Ne marrim pjesë, por as lojë dhe as farsë nuk mund të behet” – tha Alibeaj.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje që të propozojnë emrat, duke sqaruar se kandidati i tyre do të marrë firmat e opozitës nëse kandidati i plotëson kriteret. Balla tha se opozita këmbëngul tek kushti i panegociueshëm, atëherë ai tha se sot duhet ti japim përgjigje publikut që ska dakordësi, duke i bërë apel dy grupeve të tjera parlamentare që të negociojmë një listë emrash.

“Duke mirëkuptuar keqkuptimin tuaj për çfarë kemi dashur të kuptojmë të gjithë bashkë dhe publiku në bisedimet e zhvilluara unë dua tju them që, t’ju ri përsëris që nuk quhet proces dhe negociatë që unë propozoj 4, ti përzgjedh 2, largon dy dhe mbeten dy. Nuk quhet negociatë kjo. Ky nuk është proces, kjo do të thotë presidentin ta zgjedh unë. Ju doni presidentin e republikës, kurse ne themi ndryshe. 11 kandidatë kam dëgjuar nga mediat, unë mund t’ju them se filan kandidat. Por kjo nuk bëhet në televizor. Nuk kam ndërmend të marr në gojë emra. Të gjithë bëjnë, ose nuk bëjnë. Presidenti apo presidentja duhet të kalojë në një proces të gjerë. Le të kalojmë direkt tek emrat. Nuk do propozojmë kandidatë në datën 30, me shpresën se mund të ndodhë edhe ajo që tha Mediu. Mund të jetë një kandidaturë që përmes vendimmarrjes tonë, as unë dhe as kolegët kemi një strukturë vendimmarrje. Do i themi na kanë ardhur këto kandidaturë, ti shohim pak. Pastaj do vijmë prapë tek ju. Unë ende besoj dhe shpresoj që të takohemi, ti lëmë këto formulat. Mbështetja me firmë është se në rast se do të jetë një kandidaturë që do të vijë nga ju është ne meritën dhe në drejtësinë e këtij procesi që të mbështetet. Në rast se do biem dakord edhe ne zotimi im si kryetar grupi është që 74 deputetet e PS ta mbështesin. Do jetë një kandidat që do ketë 94 vota. Kjo i jep kredibilitetin e duhur procesin. Nëse ju  e keni vënë kusht të panegociueshëm formulën 4-2-1 le ti japim përgjigje publikut dhe apeli ime është për dy grupet e tjera parlamentare që të negociojmë një listë emrash. Kemi plot mundësi që të zgjedhim një president përtej 84 votave” – tha Balla.

 

Etiketa: Enkelejd AlibeajkatertPresidentiraundizgjedhja

Lajme të lidhura

Hetimet për Ballukun/ Salianji: Luftë brenda PS-së? Çdo lëvizje e SPAK komandohet nga Rama
Aktualitet

Raporti për korrupsionin, Salianji: Turp kombëtar! Përgjegjësia ka vetëm një emër, Edi Rama dhe qeveria e tij

11:34 - 10/02/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper
Aktualitet

Opozita proteston sot, Berisha: Të gjithë në kryengritjen e fitores, për të shporrur këtë organizatë kriminale

11:10 - 10/02/26
Takimet në Uashington, Mediu: Krimi dhe korrupsioni ishin shqetësimet kryesore të SHBA për Shqipërinë
Aktualitet

Takimet në Uashington, Mediu: Krimi dhe korrupsioni ishin shqetësimet kryesore të SHBA për Shqipërinë

10:06 - 10/02/26
Para
Gabimi i madh që shumë bëjnë me vezët në frigorifer

Gabimi i madh që shumë bëjnë me vezët në frigorifer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet për Ballukun/ Salianji: Luftë brenda PS-së? Çdo lëvizje e SPAK komandohet nga Rama
Aktualitet

Raporti për korrupsionin, Salianji: Turp kombëtar! Përgjegjësia ka vetëm një emër, Edi Rama dhe qeveria e tij

11:34 - 10/02/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të raportit të Transparency International për vitin...

Lexo më shumë
U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla

U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla

11:17 - 10/02/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Opozita proteston sot, Berisha: Të gjithë në kryengritjen e fitores, për të shporrur këtë organizatë kriminale

11:10 - 10/02/26
Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers Petroleum” ngrihen në protestë: Askush nuk na jep zgjidhje

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers Petroleum” ngrihen në protestë: Askush nuk na jep zgjidhje

10:58 - 10/02/26
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

330 milionë lekë dëm me tendera/ SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

10:50 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com