GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ Nën sekuestro nga SPAK, ERE licenson Inceneratorin e Elbasanit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ Nën sekuestro nga SPAK, ERE licenson Inceneratorin e Elbasanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka licensuar inceneratorin e Elbasanit pavarësisht se ndodhet nën sekuestro nga SPAK. Në vendimin e ERE që mban datën 28 prill 2022, thuhet se ka qenë shoqëria “ECO – ELB”, e cila më 12 prill 2022, ka paraqitur kërkesën për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Centrali TEC (përpunimi i mbetjeve urbane), me kapacitet të instaluar 2850 kË. Kompania ka depozituar dokumentacionin përkatës.

Shoqëria “ECO – ELB”  ka shpjeguar se me mbarimin e licencës së shoqërisë “Albtek Energji” sh.p.k, për shkak të vendosjes nën sekuestro konservative të të gjithë aseteve të saj prej hetimeve që po zhvillon SPAK, nuk mundi të realizohej në kohë transferimi i centralit tek shoqëria “ECO – ELB”, shoqëri kjo e fundit e krijuar për zbatimin e detyrimit koncesionar të transferimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane.

Pas negociatave të zhvilluara mes kompanisë dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) e bashkive të qarkut Elbasan dhe shoqërisë “ECO – ELB” sh.a., janë zhvilluar takime dhe negocime të vazhdueshme për të bërë të mundur marrjen në përdorim të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike.

Negociatat përfunduan dhe më 28 mars u arrit nënshkrimi i kontratës së qirasë dhe tashmë ky impiant administrohet nga shoqëria me kapital publik “ECO -ELB”.

Kompania në kërkesën e saj për licencim thotë se gjatë periudhës dhjetor 2021 – mars 2022, situata e mbetjeve ishte dhe vijon të mbetet emergjente. Që prej 15 dhjetori 2021 është fikur impianti dhe që nga kjo datë mbetjet vetëm trajtohen në Landfilld (nuk digjen) dhe si i tillë nuk realizohet prodhimi i energjisë elektrike.

– Në këto kushte shoqëria “ECO – ELB” sh.a. bën me dije se e ka të domosdoshëm fillimin e menjëhershëm dhe pa vonesë të punës me kapacitet të plotë të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike. Ndodhur në kushtet e një situate emergjente, kjo shoqëri kërkon nga ERE pajisjen me licencë për prodhimin e energjisë elektrike me procedurë të përshpejtuar.

Në këto kushte Bordi i ERE-s vendosi të licencojë shoqërinë “ECO – ELB” sh.a., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë me kapacitet 2850 kË. Licencimi vlen për deri në datën 27 mars 2023. Bashkitë që janë aksionere në Eco-Elb janë ajo e Cërrikut, Përrenjasit, Gramshit, Elbasanit, Belshit apo Librazhdit.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin Ministrisë së Arsimit, ndërhyn policia me gaz lotsjellës
Aktualitet

Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin Ministrisë së Arsimit, ndërhyn policia me gaz lotsjellës

14:45 - 14/10/26
Vijon protesta e studentëve/ Policia shoqëron 9 persona, disa të lënduar në spital
Aktualitet

Vijon protesta e studentëve/ Policia shoqëron 9 persona, disa të lënduar në spital

14:36 - 14/10/26
Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka
Aktualitet

Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka

14:26 - 14/10/26
Para
Avokatja seksere merr 7 mijë euro për prokurorin dhe gjyqtarin për t’i mbaruar punë qytetarit

Avokatja seksere merr 7 mijë euro për prokurorin dhe gjyqtarin për t’i mbaruar punë qytetarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin Ministrisë së Arsimit, ndërhyn policia me gaz lotsjellës
Aktualitet

Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin Ministrisë së Arsimit, ndërhyn policia me gaz lotsjellës

14:45 - 14/10/26

Ministrisë së Arsimit i është vënë flaka sot më 14 tetor nga ana e protestuesve. Të rinjtë kanë hipur mbi...

Lexo më shumë
Vijon protesta e studentëve/ Policia shoqëron 9 persona, disa të lënduar në spital

Vijon protesta e studentëve/ Policia shoqëron 9 persona, disa të lënduar në spital

14:36 - 14/10/26
Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka

Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka

14:26 - 14/10/26
Rama me telefon në vesh, futet ‘fshehurazi’ në Kryeministri

Rama me telefon në vesh, futet ‘fshehurazi’ në Kryeministri

14:07 - 14/10/26
Plagoset në kokë një prej protestuesve, qytetarët kërkojnë ndihmën e ambulancës

Plagoset në kokë një prej protestuesve, qytetarët kërkojnë ndihmën e ambulancës

13:58 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com