GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Babë e bir rishfaqen sërish, Balluku e Veliaj u falin 1.6 milionë euro tendera në shkelje të ligjit

16:41 - 27/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Babë e bir rishfaqen sërish, Balluku e Veliaj u falin 1.6 milionë euro tendera në shkelje të ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rishfaqen kompanitë “R.S.&M” dhe “SI.SI-AL” shpk në pronësi të Nikolla dhe Stefan Çaçit, babë e bir të cilët kanë fituar tenderin pa garë me ofertë fituese 1,6 milionë euro me TVSH nga ARRSH-ja duke mos deklaruar bilancet për vitin 2021 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Gjithashtu kompania “R.S.&M” shpk ka fituar tenderin “Plotësimi me Sinjalistik i Blloqeve te Parkimit per Rezidentin” nga bashkia Tiranë duke mos deklaruar bilancet në QKB, kusht i vendosur tek kriteret e veçanta të kualifikimit.

Shkeljet me tenderin e majmë të ARRSH-së

Nga kërkimet e redaksisë rezulton që tenderi i ARRSH-së me fond limit 165 milionë lekë dhe numër REF-23691-03-31-2022 është fituar si bashkim kompanish ku fitimet shpërndahen sipas përqindjeve në përfaqësim.

Nga kontrolli te dokumentat standarde rezulton se janë kryer shkelje pasi kërkohen bilancet për vitin 2019,2020 dhe 2021 dhe ku bilancet e dy viteve të njëpasnjëshme nuk duhet të kenë raport negativ ndërmjet aktivit dhe pasivit. Pra, fitimi të dominojë raportin e dy viteve të njëpasnjëshme, ndërkohë që nuk është publikuar akoma bilanci i 2021 në QKB për ta vërtetuar këtë fakt.

Shkelja tjetër është përsëri mosparaqitja e bilanceve për vitin 2021 ku ndër të tjera kërkohet që vlera e xhiros për të paktën një nga vitet 2019, 2020, 2021 duhet të jetë jo më e vogël se vlera e fondit limit të parashikuar në njoftimin e kontratës e cila është jo më pak se 165 milionë lekë.

Nëse kontrollojmë të dyja bilancet e kompanive për vitin 2019 dhe 2020, “R.S.&M” shpk ka xhiro vjetore negative, në vitin 2020 ka xhiro vjetore të deklaruar në QKB 57 milionë lekë duke e përjashtuar menjëherë si plotësuese të kushteve si bashkim kompanish. “SI.SI-AL” shpk në dy vitet e kërkuara dhe të deklaruara ka xhiro vjetore poshtë fondit limit të kërkuar prej 165 milionë lekësh.

Ndërkohë edhe pse i ka bilancet për dy vite pozitive, ka të padeklaruar bilancet e vitit 2021 i cili është kusht te dokumentet standarde sipas ligjit 10091 datë 05.03.2009 ”Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”.

Bilancet e padeklaruara dhe mënyra se si është ndërthurur bashkimi i operatorëve krijon pikëpyetje të shumta për mënyrën se si është përpiluar kontrata stratosferike e ARRSH-së, kushtet që janë vendosur ndërkohë që më poshtë të dyja kompanitë kanë një vit i cili është nën vlerën e fondit limit 165 milionë lekë pa TVSH.

 

Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

Përsëritet shkelja me bashkinë e Erion Veliajt

Historia e Nikola dhe Stefan Çaçit me shkeljen e ligjit të Prokurimit Publik fillon dhe vazhdon me bashkinë e Tiranës ku kësaj radhe kompania “R.S.&M” shpk ka fituar garën për “Plotësimi me Sinjalistik i Blloqeve te Parkimit per Rezidentin” me ofertë 81 milionë lekë të vjetra për kontratën me numër REF-24242-04-06-2022.

Në pamje të parë çdo gjë është në rregull, kemi pasur dy kompani të tjera të cilat nuk kanë mundur të fitojnë mbi ofertën e kompanisë së Nikolla Çaçit, por djalli fshihet në detaje.

Edhe në këtë rast kërkohet që kompanitë garuese të paraqesin vërtetim nga administrata tatimore, për xhiron vjetore për vitet financiare 2019, 2020, 2021. Në këtë rast kompania akoma nuk ka deklaruar xhiron vjetore për vitin 2021 në QKB, ka bilanc negativ për vitin 2020 dhe nuk dimë nëse bilanci është pozitiv apo negativ për vitin 2021. Pra, kemi edhe shkeljen e dytë e cila kërkon bilancet e dy viteve, nuk duhet të kenë raport negativ ndërmjet aktivit dhe pasivit. Kjo është edhe pika më e nxehtë e kontratës  sepse është kusht sipas ligjit 10091 datë 05.03.2009 ”Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertiti kontabël të rregjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”.

Por kjo nuk e ka penguar Erion Veliajn që të vazhdojë bashkëpunimin me kompanitë “R.S.&M” shpk , “SI.SI-AL” shpk të cilat e kanë bërë rrugë shkeljen po në këtë bashki.

Në rastin konkret në 17 janar këto kompani kanë shkelur ligjin e Prokurimit Publik sepse kanë marrë pjesë në të njëjtin tender “Plotësimi me Sinjalistik i Blloqeve te Parkimit per Rezidentin”, të veçuara duke fituar tenderin si bashkim operatorësh “SI.SI-AL” me “Erald Konstruksion” shpk.

Neni 19 i ligjit të Prokurimeve Publike, parashikon se përbëjnë konflikt interesi rastet kur për të njëjtën procedurë konkurrojnë mes tyre kompani në pronësi të personave familjarë me njëri-tjetrin.

Në këto situata, Autoriteti Kontraktor (Tirana Parking) duhet të refuzojë ofertat, para se të zhvillohet tenderi. Por Tirana Parking ka zhvilluar procedurën dhe në 24 Janar ka publikuar rezultatet në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik duke shpallur fituese bashkimin e kompanive “SI.SI-AL” shpk dhe “Erald Konstruksion” shpk.

 

Megjithatë tenderi është anuluar në 7 shkurt “Bazuar në Ligjin Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, Neni 98, pika 1” pas publikimit të lajmit në media se kemi pasur shkelje të ligjit.

 

 

 

Etiketa: abuzimBallukukompanikryesore2QKBshkeljeStefan Cacite dehnatenderVeliaj

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Tre fakte që përligjin qeverinë Rama si “qeveria e të pasurve”

Tre fakte që përligjin qeverinë Rama si “qeveria e të pasurve”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

Rriten arkëtimet e kompanive të sigurimit dhe ulen pagesat e dëmeve, ku pjesën më të madhe të tregut e ka...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com