GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Skandali/ Qeveria greke përgjon gazetarët? Çfarë u zbulua në celularin e tyre

09:41 - 29/05/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali/ Qeveria greke përgjon gazetarët? Çfarë u zbulua në celularin e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në telefonin e një gazetari në Greqi u gjend aplikacioni i përgjimit, Predator. Kush është përgjegjës për këtë? Gjurmët të çojnë në qarqet më të larta greke.

“Thanas a je marrë ndonjëherë me këtë temë?” Këtë mesazh të shkurtër dhe një link mori gazetari investigav për financat, Thanasis Koukakis më 12 korrik 2021 në celularin e tij. Dërguesi ishte i panjohur. Për gazetarët është diçka e zakonshme të marrin informacione nga të panjohur, që me raste hedhin dritë mbi zhvillime të caktuara. Prandaj Koukakis e klikoi linkun dhe i lejoi me këtë softuerit Predator padashur të përgjojë telefonin e tij. Predator është një program që është zhvilluar nga start-up maqedonasverior. Cytrox ofron aplikacioni përgjimi jo me porosi të qeverive, por i ofron në treg të lirë. Një faqe interneti në SHBA që Crunchbase që mbledh informacione për start-up dhe sipërmarrje e përshkruan Cytrox si një sipërmarrje fitimprurëse që “u ofron qeverive zgjidhje operative për dizajn, administrim dhe implementimin e cyber-inteligjencës dhe teknologjisë inovative për mbledhjen e informacionit në aparatura të caktuara dhe clouds.”

Kurse Citizen Lab, projekt i Universitetit të Torontos që trajton çështje të sigurisë dhe të drejtave të njeriut në kontekstin e teknologjisë së informacionit, e kishte identifikuar në vitin 2021 Predator në celularin e gazetarit Koukakis dhe konstatoi, se ai ishte aktiv prej dy muajsh. Por jo vetëm kaq. Në një raport të rrjetit investigues “Reporters United” që në prill 2022 kishte provuar, se gazetari përgjohej nga shërbimi sekret grek, për shkaqe të sigurisë kombëtare. Këtë kohë Koukakis punonte për tema që lidheshin botën financiare. Për të mbetet e paqartë, se pse hulumtimet që po bënte mund ta vinin në konflikt me sigurinë kombëtare. “Por kur zbulova, se përgjohesha, e denoncova këtë tek autoriteti përkatës, dhe përgjimi u mbyll menjëherë”, thotë Koukakis për DW. Por kur kërkoi tek instancat qeveritare qasje tek informacionet e mbledhura për ta, qeveria ndryshoi një ligj, e kështu autoriteti përkatës nuk mund t’i jepte më asnjë informacion.

Ofensivë e gjerë përgjimi?

Vetëm pak pas dhënies fund të përgjimit zyrtar, telefoni i Koukakis u infiltrua me aplikacionin përgjues Predator. Portali i lajmeve, Inside Story ka zbuluar ndërkohë se nga ky përgjim nuk është i prekur vetëm gazetari Thanasis Koukakis. Ata kanë gjetur gjithsej rreth 50 “phishing sites”, mes tyre portale mediatike, organizatën për transparencën, Voulwatch, një klub futbolli etj. Një klikim pa dijeni i një përdoruesi tek këto faqe që kopjohen shumë saktë mjafton dhe në celularin e tij instalohet aplikacioni përgjues. Thanasis Koukakis dyshon, se pas sulmit kibernetik ndaj tij fshihet qeveria, por ajo e hedh poshtë kategorikisht këtë. Eliza Triantafyllidou tek Inside Story pyet, se kush mund të ketë interes tjetër për të dhëna të tilla. “Nuk bëhet fjalë vetëm për gazetare e gazetarë, por eventualisht edhe për ushtrinë, diplomatët, politikanët, apo persona të shoqërisë civile”, thekson Triantafyllidou.

Në raportin e fundit të “Reporterëve pa kufij” Greqia në indeksin e lirisë së shtypit zë vendin e 70-të nga 108 vende. Verën e vitit të kaluar u bë e ditur, se shërbimi sekret përgjonte gazetarin Stavors Maichudis. Kurse gazetarët Kostas Vaksevanis dhe Gianna Papadokou aktualisht duhet të përgjigjen para gjyqit. Ndaj Papadakout është ngritur akuzë mbi bazën e një ligji të ri, të kritikuar ashpër nga aktivistët e medias. Vaksevanis duhet të përgjigjet për konspiracion dhe përkatësi në një shoqatë kriminale. Të dy gazetarët kishin hulumtuar në skandalin Novartis, që bëri bujë në botë, ku koncerni i madh zviceran i farmaceutikës, kishte korruptuar politikanë të lartë në Greqi.

Eleni Toloupaki e njeh këtë rast si prokurore dhe si ish-e ngarkuar për transparencën ajo ishte përgjegjëse për hetimin. Ajo mblodhi të dhëna, sipas të cilave politikanë të lartë të Nea Dimokratia dhe partisë socialiste PASOK kishin marrë ryshfete në vlerë milionëshe. Por tani para gjyqit ka dalë ajo. “Bëhet fjalë për një fajësim të paqartë, unë jam anëtare e një shoqate kriminale, anëtarët e së cilës janë ata, që me hulumtimet e tyre juridike apo gazetareske kanë guxuar të prekin politikanët”. thotë Toloupaki për DW.

Rasti kundër saj bazohet në supozime dhe jo në prova, thotë ajo. Në SHBA Novartis pranoi që në vitin 2018, se kishte paguar ryshfete dhe ra në ujdi jashtë gjyqësore për të paguar zhdëmtime. Por në Greqi kjo çështje është injoruar deri tani, kur ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevis kërkoi në një letër me shkrim para nga Novartis. Për Toulopakin “kjo deklaratë është publikuar nën presion, e ka ardhur për shkak të presionit nga jashtë, ku ndiqet, se çfarë po bëhet këtu me ne.”

Kthim pas në demokraci

Megjithatë Agjencia e Transparencës e shikon vendin në rrugë të drejtë. Luftimi i korrupsionit ka prioritetin më të lartë për qeverinë, bën të ditur për DW ky autoritet. Vetëm së fundmi autoriteti i pavarur u vu në shënjestër të kritikave, sepse në një raport të egjncisë ishin quajtur të pavlefshme akuzat e ngritura në media për dëbimet ilegale të refugjatëve, e më vonë u bë e ditur, se autoriteti kishte biseduar vetëm me nëpunësit e rojes bregdetare. Në tërësi ishin pyetur vetëm një organizatë joqeveritare dhe një migrant.

Stefanos Loukopoulos nga iniciativa e transparencës, Voulwatch e shikon me shumë potencial këtë autoritet, por kritikon faktin se aty mungojnë veprat. “Në tre vitet e themelimit të saj kjo agjenci ka bërë shumë pak për të cekur vërtet problemet e vendit”, konkludon eksperti. “Parimet bazë të demokracisë dhe shtetit ligjor po vendosen gjithnjë e më shumë para sprove në Greqi. Sipas tij këto hapa mbrapa janë dokumentuar. “Përpjekjet e qeverisë për të konstruktuar narrativë të caktuar dhe shtrembëruar realitetin janë shumë problematike.” Nga ana tjetër shqetësuese janë edhe disa kufizime të lirisë së shtypit. “Një numër i vogël i pronarëve të pasur të anijeve kanë në dorë një pjesë të madhe të medias. Ata kanë lidhje të afërta me qeverinë”, përfundon Stefanos Loukopoulos./DW

Etiketa: gazetarepergjimeqeveria

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
Agron Llakaj rrëqeth me fjalët për ndarjen nga jeta të “Tomkës”: Sa i trishtë ky mëngjes

Agron Llakaj rrëqeth me fjalët për ndarjen nga jeta të “Tomkës”: Sa i trishtë ky mëngjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com