GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dashuria, moment i nepsit seksual”/ Spartak Ngjela rrëfehet si kurrë më parë

14:08 - 29/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dashuria, moment i nepsit seksual”/ Spartak Ngjela rrëfehet si kurrë më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela ka folur në një intervistë ndryshe për “Fit Station” me Çenkuela Hasën për shumë tema, nga ato politike, tek ato sociale. Një prej tyre ka qenë dhe dashuria. I ngacmuar nga moderatorja, ai është ndalur fillimisht te mënyra si e nis ditën dhe më pas kalon te flirtet.

Kur kam ndonjë libër për të shkruar, filloj me librin. Tani kam një roman. Sa herë kam libër filloj me librin se atëherë është më i freskët njeriu.
Nata është për erotikë. Ka qenë një poezi, dita thoshte poezia është për sytë, nata është për buzë. Është dashuria natën. Shkruaj ndonjë orë dhe natën.
Dita për sytë është. Flirte duhet të bësh. Po të vesh në një lokal, të pish një pije, të jesh i shoqëruar brenda një flirti, je rehat, ndihesh mirë. Varet sa intensitet të madh ka flirti i asaj”, tha Ngjela.

Po si ndryshojnë flirtet me vitet?

“Flirti i vajzës ka qenë gjithmonë ky, i fortë. Tani është më stilistik. Keni stil ju tani. Atëherë ishte më i drejtpërdrejt, tani është më stil. Ka stil flirti. Fakti që janë rritur lokalet është në favorin e vajzës. Ka mundësi të jetë më ekspozuar”, tregon ai.
Sipas Ngjelës, në 99% të rasteve flirti të çon në dashuri. “Vajza e di më mirë. Tani vijmë te dashuria. Nuk e kanë gjetur saktë se çfarë është. Ca thonë sëmundje. Është një moment i caktuar kur e gjithë kënaqësia emocionale vjen dhe përqendrohet te portreti i një vajze ose një gruaje dhe ajo të bën të mendohesh gjithë ditën. Kështu e ka dhe vajza kuptohet. Kjo quhet dashuri sepse ta ka bllokuar mendimin, jo të gjithin, por ta ka lënë mendimin të konverguar në një pikë. Mund të kesh shumë mendime gjatë gjithë ditës, por ajo ta konvergon në një pikë, ti vete-vete mendon portretin e saj, ose zërin e saj, ose fantazinë tënde”, tha avokati.

I pyetur se si ka qenë raporti i tij personal me dashurinë, Ngjela deklaron ekselent, ndonëse ka një përkufizim për çfarë është dashuria.
“Shumë i mirë, ekselent. Por unë jam me teorinë dashuria është mobilitet permanent. Domethënë lëvizje permanente, me segmente është. Burri nuk e ka, kurse gruaja dhe vajza e kanë. Cilën? Vajza dy dashuri kalon. Nga dashuria për babain e vet te dashuria për fëmijën e vet, të tjerat janë segmente ikin. Ti ke një tel atje brenda, burri nuk e ka. Teli vjen si pasojë e natyrës suaj që nuk pranoni mendjelehtësinë e mashkullit, burrit. Unë e kam marrë nga psikologjia moderne që thotë se edhe femra më mediokër e kap mendjelehtësinë e djalit ose burrit dhe nuk e fal. Në momentin që është në dashuri, atë dashurinë më sublime nuk e vë re, sa ikën ajo, i vjen budallallëku këtu, i bie telit këtu, mund të këpusë që në goditjen e parë, por pret të dytin. E dyta këput telin, nuk e takon më ti atë. Jo”, tha ai.

E sa i përket pendesave, Ngjela rrëfen:
“Ka ndonjë rast i cili po të kisha unë më shumë vullnet mund të qe më përfundues. Ka, por unë kam qenë njeri i lirë. Kam ruajtur lirinë time interiore, nuk më intereson fare kjo liria e shtetit. Unë dua të kem lirinë time interiore. Liria interiore është të mos prekësh asnjë individ dhe të mos vjedhësh. Pastaj mund të ketë dhe 3-4 derivacione të tjera që të krijojnë lirinë interiore. Krijojnë personalitet, s’ke as armiqësi me njeri, kurse marrëdhënia e dashurisë nuk hyn këtu te kjo. Ajo është gati instinkt, është një moment i nepsit seksual që të çon tek afekti i bukurisë së një vajze ose një gruaje dhe kjo të hedh në atë që i themi dashuri. Në momentin që mbaron kjo duhet të fillosh një tjetër. Dashuria duhet të jetë mobilitet permanent”.

Për dashurinë e përjetshme ai ndalet te psikologjia moderne.
“Ka dashuri të përjetshme, janë shumë të rralla. Filozofia e psikologjisë moderne na thotë që e bashkuar me gjenetikën, ata të cilët dashurojnë gjithë jetën kanë biotip të barabartë. Kështu thonë gjenetistët modern. Po a gjendet biotipi? Në perëndim paguajnë për këtë. Venë nëpër klinikat e mëdha, laboratorët e mëdhenj, i thotë na gjej çfarë biotipash jemi. I thotë ai të barabartë, kënaqen ata, mund të shkojnë gjithë jetën. Po s’ke biotipin, është ajo që thashë mobilitet permanent”, shprehet Ngjela./News24

 

 

 

Etiketa: avokatNgjela

Lajme të lidhura

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
Para
Rikthim në PD? Ngjela i kthehet Berishës: Prishe kontratën me mua, në Angli të vrasin!

Rikthim në PD? Ngjela i kthehet Berishës: Prishe kontratën me mua, në Angli të vrasin!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com