GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rikthim në PD? Ngjela i kthehet Berishës: Prishe kontratën me mua, në Angli të vrasin!

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthim në PD? Ngjela i kthehet Berishës: Prishe kontratën me mua, në Angli të vrasin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, foli në emisionin “Fit Station” të gazetares Çenkuela Hasa, në Neës24, për profesionin e tij si avokat dhe angazhimin e tij në politikë, me Partinë Demokratike. Mes të tjerash, Ngjela rrëfeu edhe shkëputjen politike nga Sali Berisha, duke thënë se ky i fundit shkeli kontratën mes të dyve.

Duke e quajtur joligjore lëvizjen aktuale të Berishës dhe rikthimin e tij në krye të PD, avokat Ngjela tha se nuk do të pranonte të bëhej pjesë e kësaj partie, nëse do të kishte ftesë, me këtë staf dhe psikologji politike që ka.

“Në kohën e komunizmit e lashtë profesionin. Isha avokat me zyrë juridike dhe e mbuloja unë në Vlorë, vetëm, një avokat, por e lashtë, sepse kisha dhënë provim dhe për historinë dhe vajta punonjës shkencor në Institutin e Historisë. Isha historian i madh unë, por u tërhoqa se më ndodhi goditja penale e komunizmit. U tërhoqa dhe vajta sërish në profesionin tim. Profesioni im nuk ka nevojë që të më investojnë, që të shkruaj një libër historie. Këtu e ke investimin, sepse ke profesionin, profesioni paguhet me orë. Që në 1991 fillova avokatinë moderne, me këtë pagesën kështu. Që atëherë kam zyrën time”, tha Ngjela.

E mban angazhimin me PD?

Jo, u prisha me Saliun, më shkeli kontratën. Politika është kontratë, unë nuk isha në parti të Saliut. Pse mos më dinit vartës? Kisha bërë marrëveshje, doja pozicion politik, kur fitova. Lëre se nuk fitonin dot pa mua, se ata nuk e mundnin dot atë ministrin e Transportit, që munda unë, por prishën kontratën. Prishën kontratën, ka marrë fund loja. Në Angli të vrasin, po të prishësh kontratën. Ku prishet kontrata.

Cili është mendimi juaj për opozitën?
Është e dobët. Kjo lloj opozite, që po bën Saliu, nuk i mund dot socialistët. Të mundësh socialistët, të del shpirti. Unë e di c’kam hequr në 2005, por edhe në 2003. Ata janë të përçarë,s epse nuk luajnë me interesin që të fitojë partia, por që të fitojë Saliu, sepse është ‘non grata’. Ai mendon se po të marrë partinë, do të heqë ‘non grata’, por kjo nuk ndodh, në asnjë mënyrë. ‘Non grata’ është akt juridic, që goditet në gjykatë, Në Gjykatë Federale Amerikane, por ai nuk e goditi, dhe ai ka marrë formën e prerë sot. Ai gabohet, ku cajnë kokë amerikanët se ke marrë ti një parti me 12 mijë veta. A jeni në vete a jo. Po ke bërë krime, që ata I konsiderojnë të rrezishme, ata do ta cojnë deri në fund. Merr dhjetë parti po të duash.

Po zgjedhja e Berishës si kryetar i PD…
Nuk është zgjedhur akoma, ligjërisht nuk është kryetar. Saliu nuk di fare cfarë është ligji. Që të quhet parti ligjore, duhet ta njohë një gjykatë. Ta njohë si person juridik. Ky as e ka ditur këtë fare, vajti bëri një lëvizje, por nuk ka asnjë vlerë ligjore. Ata që ka me vete nuk kuptojnë gjë fare. S’ka vlerë fare. Pa një vendim gjykate, ti s’je parti. Kjo që ka Alibeaj është PD, ai është Këshilli Kombëtar, ajo është Kryesia, tjerat nuk i njeh ligji.

A do bëheshit sërish pjesë e PD, nëse do ju bëhej ftesë?
Jo, nuk do pranoja. Politika është në lëvizje, por me këtë staf dhe këtë psikologji politike që kanë ata, nuk do bëhesha.

Etiketa: avokatberishaNgjelaPD

Lajme të lidhura

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Para
Moti i keq/  Ndërpriten fluturimet në Aeroportin e Rinasit

Moti i keq/ Ndërpriten fluturimet në Aeroportin e Rinasit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş