Ka të dhëna se lëngu i turshisë është një kurë shumë e mirë shtëpiake kundër urthit apo refluksit të acidit Ky problem ka të bëjë me kthimin në ezofag të acideve të stomakut Lëngu i turshisë është një mënyrë shumë e mirë për të marrë lactobacille, baktere të shëndetshme për stomakun që gjenden në mënyrë natyrale tek kastraveci.
Por në rastin e kastravecit, lëngu i turshisë industriale nuk ka probiotikë, sepse këto baktere zhduken gjatë përpunimit dhe fermentimit Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni lëngun e turshive të bëra në shtëpi dhe kurrësesi atë të turshive të pëpunuara.
Uthulla është një përbërës kryesor i turshisë, megjithatë duhet të keni kujdes e të mos konsumoni sasi të mëdha pasi mund të përkeqësojë urthin apo refluksin. Përmban plot antioksidantë. Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga qelizat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira.
Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.
Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak. Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla dhe lëngu i turshive ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2.
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?client=ca-pub-4949125196392759&output=html&h=280&slotname=9993924142&adk=2825047008&adf=2539725435&pi=t.ma~as.9993924142&w=750&fwrn=4&fwrnh=100&rafmt=1&psa=1&format=750×280&url=https%3A%2F%2Fwww.poezidashurie.net%2Flovepoems%2F&flash=0&fwr=0&rpe=1&resp_fmts=3&wgl=1&uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTAuMCIsIng4NiIsIiIsIjkxLjAuNDQ3Mi4xMDEiLFtdXQ..&dt=1623593759635&bpp=56&bdt=847&idt=371&shv=r20210607&cbv=%2Fr20190131&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D71a417d6ddd867ae-228f25b05dc800f1%3AT%3D1623582378%3ART%3D1623582378%3AS%3DALNI_Mbz-D7H-W-5Fxip-VXAg2v9r_DtAw&correlator=6996732764486&frm=20&pv=2&ga_vid=249536839.1623586047&ga_sid=1623593760&ga_hid=2129051121&ga_fc=1&u_tz=-660&u_his=3&u_java=0&u_h=720&u_w=1280&u_ah=680&u_aw=1280&u_cd=24&u_nplug=3&u_nmime=4&adx=62&ady=1500&biw=1263&bih=520&scr_x=0&scr_y=0&eid=44739547&oid=3&pvsid=2209996935607936&pem=260&ref=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al%2F&loc=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al%2Flufton-semundjet-shume-te-perhapura-zbuloni-fuqite-magjike-te-lengut-te-turshive%2F&eae=0&fc=896&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C1280%2C0%2C1280%2C680%2C1280%2C520&vis=1&rsz=%7C%7CeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&fu=128&bc=31&ifi=1&uci=a!1&btvi=1&fsb=1&xpc=MFdr611tlB&p=https%3A//www.lajme.al&dtd=403 Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni. Ndihmon me tretjen. Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen. Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.
Nëse jeni në kërkim të një kure krejt natyrale për urthin kronik, AgroWeb.org rekomandon edhe hapat e mëposhtëm.
-Konsumoni racione të vogla gjatë vakteve,
– Konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën me pak yndyrë.
– Kryeni aktivitet të rregullt fizik,
– Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të humbisni kilogramët e tepërt.
-Nëse jeni nënpeshë, përpiquni të shtoni në peshë.
– Shmangni duhanin, alkolin, ushiqmet me yndyrë, kafeinën apo qepën e freskët.
– Mos kryeni aktivitet fizik menjëherë pas ngrënies.
Të gjitha hapat e mësipërm ndihmojnë në zbutjen e simptomave të urthit.
Mjaft Me Ushqimet e Shpejta. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet e shpejta dhe të përpunuara, veçanërisht ato të ëmblat përkeqësojnë simptomat e urthit. Hani disa vakte gjatë ditës me perime, supa, oriz, peshk dhe mish pule. Hiqni dorë nga ushqimet pikante dhe kafeja. Më e rëndësishmja është që të mos konsumoni ushqim 3 orë përpara se të shkoni për të fjetur.