Shtungulla të mëdha tymi kanë përfshirë Tetovën pas një zjarri të fuqishëm në ish-fabrikën e duhanit. Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Raportohet se nga flakët është përfshirë një depo e një kompanie ndërsa nga Policia e Tetovës thonë se nuk ka të lënduar.
Teksa tymi ka “pushtuar” zonën, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nëpër rrugët e qytetit.
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit. Pritet që më vonë të dalin më shumë detaje rreth këtij zjarri.
Discussion about this post