GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rama i dhuron kontratën sekrete kompanisë farmaceutike me dokumente false

16:16 - 30/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama i dhuron kontratën sekrete kompanisë farmaceutike me dokumente false
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompanitë më të privilegjuara nga qeveria për tendera janë përfshire në skandale dhe iu kanë dalë hapur aferat korruptive. Rasti më i fundit ka ndodhur më një kompani farmaceutike, që qeveria i fali tenderin për maska dhe lidhi një kontratë afatgjate. Bëhet fjalë për kompaninë  “Fedos” me pronarë Orion Struga, djali i Fatmir Strugës. Babë e bir kanë 2 kompani me emër të ngjashëm për të përfituar kështu më shumë tendera. Gjithsesi, fakt është që kjo kompani ka përfituar kantata sekretet, si mike e qeverisë dhe tashmë Agjencia e Prokurimeve e përjashton nga mundësitë për të garuar sërish për 14 muajt e ardhshëm. Në vendimin e APP thuhet se kjo kompani ka paraqitur dokumentacion të rremë.

Por, sërish Edi Rama vendosi t’i japë një tender me kontratë sekrete në periudhën më të vështirë për vendin. Gjatë pandemisë, në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i qeverisë kur tregohet se i ka lidhur kontratën me objekt  “blerje materiale mjekësorë për parandalimin e Covid-19”, ku ka shpallur fituese kompaninë “Fedos”. Kjo tregon që qeveria nuk ka kontrolluar si duhet dhe nuk ka zhvilluar procedurat e duhura për këtë kontratë përderisa shpalli fituese një kompanie mashtruese. Ndërsa ka përjashtuar nga gara kompaninë tjetër, e cila më pas ka bërë një ankesë mbi këtë çështje, dërguar në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

 

Si u fsheh mashtrimi nga qeveria

Mashtrimi që ka bërë “Fedos”, duke vjedhur paratë e shqiptarëve në kohë pandemie duket qartë që është fshehur dhe nga vetë qeveria. Madje edhe kompani të tjerë që qeveria ka lidhur kontrata sekretet janë denoncuar për abuzime dhe shkelje.

Saga e skandalit për “Fedos” ka filluar që në vitin 2014 dhe ka kaluar në disa faza gjyqësore. Asaj kohe, APP kërkoi pezullimin për këto kompani pasi gjatë hetimeve të kryera kishte evidentuar shkelje dhe falsifikim të disa dokumenteve. Konkretisht, APP shprehej se kishte nisur një hetim administrativ për kompaninë “Fedos” shpk në pronësi aktuale të Orion Struga, që në vitin 2013, në vijim të verifikimit të dokumenteve për tenderin “Blerje dhe vënie në punë pajisje ekzaminimi për okulistikë”. Pas hetimeve, në vitin 2014  APP arriti në konkluzionin se “Fedos” shpk kishte “keq informuar autoritetin kontrakto me qëllim kualifikimin në procedurën e prokurimit”. Në bazë të këtij konkluzioni, Agjencia e Prokurimit Publik vendosi përjashtimin e “Fedos” shpk për dy vjet nga pjesëmarrja në tendera publikë. Por, ky vendim nuk u vu në zbatim, pasi kompania “Fedos” e ankimoi atë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë. Në atë kohë, qeveria nuk bëri asnjë reagim edhe pse kishte lidhur shumë kontrata tenderuese me këto kompani.

Gjatë procesit gjyqësor kompania pranoi se kishte dorëzuar dokumente të pasaktë për tender, por u justifikua se ky ishte një gabim i bërë nga një punonjës i papërgjegjshëm, ndaj të cilit kishte marrë masa menjëherë.  Kështu, me urdhër nga lart, gjykata e shkallës së parë pranoi kërkesën e kompanisë “Fedos” dhe e rrëzoi vendimin për përjashtimin e saj nga tenderat.  Por, APP si një institucion përgjegjës për verifikimin e tenderave vazhdonte të këmbëngulte se falsifikimi i dokumenteve ka qenë i qëllimshëm dhe jo një pakujdesi. Kështu,  APP iu drejtua Gjykatës Administrative të Apelit. Por kjo e fundit, duke pasur një ndikim të fortë,  në 2015 i dha sërish të drejtë kompanisë private.

Po në këtë vit APP, mbështetur edhe nga Avokatura e Shtetit dërguan një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku analizonin me detaje se  Fedos ka shkelur në mënyrë të hapur ligjin dhe ka mashtruar për të përfituar tendera. Sërish  gjykata mbajti anën e  “Fedos” dhe për t’i lënë asaj rrugën e lirë e mbajti këtë çështje disa vite pezull.  Dhe vetëm në  shkurt të vitit 2022, Gjykata e Lartë vendosi përfundimisht t’i jepte të drejtë Agjencisë së Prokurimit Publik.

Kështu, pak ditë më parë Agjencia e Prokurimeve vendosi përfundimisht përjashtimin e “Fedos” nga tendera publikë për 14 muaj, duke qenë se 10 muaj pezullim janë konsumuar që në vitin 2014. Pra, edhe pse ka qenë në dijeni të gjithë kësaj loje në 2020 qeveria i fali kontratën sekrete “Fedos”, pemës të cilës xhepi i kompanisë u pasurua nga paratë e shqiptarëve.

 

Skema për tenderat nga  babë e bir

“Fedos” është tashmë si një firmë e njohur për skandale. Më saktë janë dy firma më këtë emër, tjetra e regjistruar “FEDOS Uppsala” me pronar Fatmir Strugën. Ndërsa “Fedos” është e regjistruar në emër të djalit të tij Orion Struga. Babë e bir në shumë tendera marrin pjesë sëbashku, duke u futur në lojë si operatorë të ndarë me dy kompanitë, që në të vërtetë janë një. Kështu në mbyllje të garës njëri nga ata do shpallet fituesi.  Përmendim këtu një nga rastet, i cili është bërë edhe bujë në media për denoncimet që ka marrë.  Në vitin që lamë pas  Qendra Shëndetësore e Specialiteteve nr.1 hapi një tender me objekt ”Blerje Kite, Reagente dhe materiale konsumi për laboratorin për aparatin Nihon Coden/ ose ekuivalent i tij”. Fitues në këtë tender u shpall oligarku Fatmir Struga  edhe pse kishte paraqitur ofertën më të shtrenjtë, gati sa 100% e fondit limit. Në garë ka qenë edhe kompania tjetër  tij në pronësi të të birit.

Kompania e re e Strugës, ka vetëm 5 tendera të fituar më së shumti nga ky institucion në varësi të ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitali i Lezhës, me një vlerë prej 79 Milionë Lekësh pa TVSH. Ndërsa FEDOS i madh në pronësi të të birit, është fitues i 177 tenderave me vlerë rreth 6 Miliardë Lekë pa TVSH.

Nuk dihet se cilat janë lidhjet e familjes me qeverinë, por faktet tregojnë që kjo kompani është favorizuar në shumë afera, madje është mbrojtur nga që edhe përballë organeve të drejtësisë. Nuk dimë nëse pas këtij vendimi të APP, qeveria do bëjë ndonjë tjetër skemë, apo thjesht do ta lërë Fedos ca muaj pushim, për të hequr vëmendjen nga skandalet e deri tanishme/Gijotina.com

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimAPPPdpokumentefalsidikimFedos SHPKGjykata e Lartekompani farmaceutikekryesore2Oligarkeorion struga fatmir strugatendervendim

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Dritan Abazoviç dhe Vjosa Osmani përplasen për projektin “Open Balkan” 

Dritan Abazoviç dhe Vjosa Osmani përplasen për projektin “Open Balkan” 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com