GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhja e Presidentit, Kume: Opozita sillet njësoj si atëherë kur dogji mandatet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshime kushtetuese të PD, Kume: Mundësitë që të arrihet rezultat, zero
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka folur për dështimin e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit. Pas leximit të raportit para Kuvendit ku u konfirmua se nuk ishte paraqitur asnjë kandidat, ku më pas u mbyll seanca. Kume tha se ky proces kërkonte përkushtim dhe vëmendje nga të gjitha palët. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit në tre raundet  e para nuk u realizua pasi sipas tij opozita e vendit nuk ka gjetur akoma veten e saj, e për pasojë nuk mund të japë kontribute në zgjedhjen e këtij problemi.

“Zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm, i cili kërkonte përkushtim, vëmendje dhe kontribut të të gjithë palëve. Në kushte kur janë konsumuar tre raundet e para për zgjedhje e presidentit, mund të themi se pavarësisht dëshirave që kanë ekzistuar, mundësitë pas saj janë më të limituara se ato që ishin në fillim të procesit të trajtimit të zgjedhje së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë. Në tre raundet e para mund të zgjidhet dhe duhet të zgjidhet, vetëm kur për të shprehen dakord 84 deputetë. Por kjo nuk u realizua, sepse opozita e vendit nuk ka gjetur akoma veten e saj, nuk është e zonja të orientohet brenda vetes së saj, e jo më të japë kontribute reale në zgjidhjen e këtij problemi” – tha Kristaq Kume.

Sipas Kumes, sjellja e opozitës në këtë rast ishte e njëjtë me atë të djegies së mandateve.

“Deputetët e opozitës nuk përdorën dhe as nuk iu nënshtruan asaj që kërkon opozita. Kjo mënyrë e të sjellurit të opozitës, më lë përshtypjen se është një Deja Vu,  një sjellje e njëjtë me atë që bëri PD në rastin e djegieve të mandateve. Opozita duhet t’I përgjigjet mazhorancës. Mundësia që opozita të jetë pjesëmarrëse me produkt, aktive në funksion të asaj që ka deklaruar deri më sot se do donte të bëhej e ka akoma kohën” – u shpreh Kume.

Më tej ai shtoi se opozita ka ende shanse në raundin e katërt që të propozojë kandidatë për kreun e shtetit.

“Në raundin e katërt, opozita i ka mundësitë e plota kushtetuese që të  mbledhë dy grupe, deputetësh dhe të paraqesin dy kandidatura. Është e hapur ende loja, për të gjetur zgjidhje të cilat të jenë sa më afër asaj që kërkon Kushtetuta e Vendit. Mospjesëmarrja është e barabartë me atë që deklaronte në fillim se do të ndodhte, dhe tash do të ndodhi, që mazhoranca do e zgjedhë presidentin mazhoranca” – tha Kume.

 

Etiketa: dogjiKristaq KumeMandatetnjesojOpozitaPresidentisilletzgjedhja

Lajme të lidhura

105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës
Aktualitet

“Kombi na thërret!” 114 ditë revoltë, protestuesit nuk tërhiqen: Të largojmë Ramën dhe këtë bandë hajdutësh

07:48 - 21/09/26
Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, dyfish më tepër se në vitin 2014
Aktualitet

Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, dyfish më tepër se në vitin 2014

22:49 - 20/09/26
“Ministri e vdekjes”/ Protestuesit gjatë marshimit ndalen te “Shëndetësia”
Aktualitet

“Ministri e vdekjes”/ Protestuesit gjatë marshimit ndalen te “Shëndetësia”

21:57 - 20/09/26
Para
Katër ditë tur çiklistik, ja oraret, qytetet dhe akset ku do ketë kufizime lëvizjesh

Katër ditë tur çiklistik, ja oraret, qytetet dhe akset ku do ketë kufizime lëvizjesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati në Sarandë! Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, merren në pyetje 20 persona
Aktualitet

Atentati në Sarandë! Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, merren në pyetje 20 persona

08:25 - 21/09/26

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë, ndërsa policia po punon në disa...

Lexo më shumë
Aksident fatal në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën një këmbësor 45-vjeçar

Aksident fatal në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren

08:18 - 21/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:00 - 21/09/26
AfD synon fitore historike! Lindja gjermane voton mes pakënaqësisë ekonomike, emigracionit dhe Rusisë

CDU pëson humbje historike! AfD triumfon në Mecklenburg, ndërsa e Majta fiton Berlinin

07:56 - 21/09/26
105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës

“Kombi na thërret!” 114 ditë revoltë, protestuesit nuk tërhiqen: Të largojmë Ramën dhe këtë bandë hajdutësh

07:48 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com