Pas vendimit të Partive Popullove Europiane për të lënë jashtë PD-së nga zgjedhjet për presidentin e ri, ka sjellë edhe reagimin e deputetit Gazment Bardhi, i cili thotë se një gjë e tillë ishte e pritshme.
“Diskutimi për pezullimin e PD nga EPP është një lajm i keq për demokratët, fatkeqësisht i paralajmëruar. SB po e izolon PD për shkak të izolimit të tij. Pushtimi i PD nga SB ka sjell mungesën e ftesave për PD në kongresin e EPP. Kjo është e pamerituar për mijëra demokratëve”, shkruan Bardhi.
Sipas dokumenteve të siguruara, PD nuk ka asnjë delegat, pra i vetmi vend nga lista e partive që janë pjesë e PPE.
Kongresi i PPE-së do të mbahet në 31 maj dhe 1 qershor në Roterdam të Holandës ku një ndër temaat kryesore do të jetë edhe përçarja e PD-së.
Burime bëjnë me dije se për të marrë pjesë në punimet e kongresit dy ditor janë ftuar tre deputetë të PD-së. Bëhet fjalë për Jorida Tabakun, Bleind Këlliçin dhe Albana Vokshin.
Discussion about this post