GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shqipëria pa President konsensual, Boçi: Rama realizoi një teatër tallës

20:31 - 30/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A duhet të shkonte Berisha në mbledhjen e PD? Boçi tregon çfarë ndodhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Boçi tha se kjo ishte e pritshme pasi sipas tij, kryeministri Rama e kishte shprehur që në fillim dëshirën për të pasur një President që nuk vinte nga opozita.

Boçi: Ishte dëshira e Ramës që u realizua me djegien e raundit të tretë. Rama realizoi një teatër tallës me një pjesë të opozitës dhe ja ku është përfundimi. Nuk ka asnjë emër të propozuar nga opozita. Nuk ka negociata. Që në fillim, Rama dhe Balla, vetë ishin shprehur se nuk donin një kandidat të propozuar nga opozita pasi kishin sjellë në vëmendje shembullin e zotit Meta.

Ai e cilësoi gjithë procesin e diskutimeve një lojë mes kreut të Grupit të PS, Taulant Balla dhe atij të PD, Enkelejd Alibeaj. Maxhoranca shpesh e ka cilësuar figurën e Presidentit pa pushtet dhe kompetenca, por për Boçin ai është një zë i fortë. Kjo është arsyeja, sipas demokratit, që Rama kërkon ta zgjedhë Presidentin një zë të heshtur për të miratuar çdo ligj të tijin.

Boçi: Çështja ngeci mes lojës që u bë mes Ballës dhe Alibeajt dhe e mbajnë procesin në konsensus parlamentar. Normal që proceduara parlamentare nuk mund ta zëvendësojë konsensusin politik. U bë një lojë, nuk po them që ishte e përllogaritur, kishte edhe miklime nga ana e maxhorancës që krijonin një pamje të rreme. Dukej qartë se ishte lojë, ne prandaj e parashikonim sepse e shikonim, nuk kemi shtënë fall. Ne themi  pse e do Rama Presidentin, nuk ka kompetenca. Presidenti në fakt është një zë i fortë. Rama duke e ditur një gjë të tillë, duke pasur dhe një përvojë jo të bukur me zotin Meta kërkon të ketë një zë të heshtur, noterizues të ligjeve që ai merr pavarësisht pasojave.

PS ka deklaruar se nuk do marrë parasysh asgjë që vjen me firmën e Berishës. Sipas Boçit kjo ndodh tani sepse ekzistojnë ende palët brenda PD, por kur demokratët të bashkohen, maxhoranca do jetë e detyruar që të respektojë institucionet e opozitës.

Boçi: Përderisa ata gjejnë palë brenda nesh, normal që niveli i deklaratave do jetë i tillë. Në momentin kur palët nuk ekzistojnë brenda PD-së, ne duhet të bëhemi. Ne duhet ta kuptojmë që përballë kemi një kundërshtar i cili dominon në pushtet dhe përdor gjithë mënyrat për ta mbajtur. Një nga format që ai përdor është mbajtja e ekzistencës së palëve brenda PD. Në momentin që s’ka palë ai është i detyruar të respektojë institucionet. Ne jemi në proces bashkimi. Në momentin që s’do jemi palë PS do ketë përballë PD.

Partia Popullore Evropiane nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE. Edhe pse u tha se Jorida Tabaku kishte të drejtë vote, në listën e siguruar nga Abc rezulton se PD ka zero vota. Për Boçin kjo është shqetësuese duke pasur parasysh raportin e PD me PPE.

Boçi: Në dijeninë time u tha që të drejtë vote kishte Tabaku, ndërsa Vokshi dhe Këlliçi nuk kishte. Çështja për të pasur votë zero është shqetësuese në raport me marrëdhënien që ka pasur PD me PPE.

 

Etiketa: Luciano Boci

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Presidenti i ri/ PS bën lëvizjen qesharake, fton për këshillim, Ylli Ndroqin dhe konsullatën greke

Dështimi i raundit të tretë për Presidentin, Nikolla mbledh të martën Konferencën e Kryetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com