GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Telefonata e Vuçiç dhe Putin, reagon BE: Presim që Serbia të mos forcojë lidhjet me Rusinë!

20:57 - 30/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë po kurdisin/ Vuçiç zhvillon bisedë telefonike me Putin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel nuk e kanë pritur mirë bisedën e fundit telefonike midis presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe atij rus, Vladimir Putin. Sipas njoftimeve nga Serbia dhe Rusia, në bisedën e zhvilluar më 29 maj, Vuçiç dhe Putin kanë biseduar për vazhdimin e “partneritetit strategjik mes Rusisë dhe Serbisë” dhe për furnizimin e Serbisë me naftë dhe gaz rus me çmim të volitshëm.

Kjo ndodhi edhe përkundër thirrjeve të BE-së që Serbia të mos afrohet me Rusinë, sepse, siç ka thënë më herët shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell, “të mbash lidhje të ngushta me regjimin e [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE.

“Në rrethanat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndaj rendit ndërkombëtar, BE pret nga Serbia që si vend kandidat të mos forcojë edhe më shumë lidhjet e saja me Rusinë. Nga vendet kandidate pritet po ashtu që gradualisht të përshtatin politikat e tyre ndaj vendeve të treta me qëndrimet dhe politikat e miratuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe masat kufizuese”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.

Ai shtoi se BE-ja pret nga të gjitha shtetet kandidate që “tërësisht të përshtatin me bllokun prioritetet ligjore dhe politike, përfshirë edhe ato nga komunikata ‘RepowerEU’ që cakton ambiciet e BE-së për t’i dhënë fund importit të naftës ruse dhe produkteve të saj”.

Blloku evropian po ashtu rikujtoi se e ka ndihmuar Serbinë që të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse.

Si mesazh të rëndësishëm për Serbinë dhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në BE përmendin edhe mundësinë që të marrin pjesë në prokurimin e përbashkët të gazit.

BE-ja po ashtu rikujtoi edhe ndihmën që jep përmes planit për investime në Ballkan, që forcon sigurinë e furnizimit me energji përmes investimeve në energjinë e ripërtërishme, ndërtimin dhe rehabilitimin e korridorit elektrik Trans-Ballkanik.

“Qëllimi është që të zvogëlohet varësia nga nafta, të ndihmohen partnerët me një rrjet më të mirë të integruar të energjisë dhe qasje në burimet e shumëfishta të energjisë. Nisja e punës në interkonektorin e gazit Serbi-Bullgari, për të cilin BE-ja ka ndarë 50 milionë euro, është një hap i rëndësishëm i bllokut evropian dhe Serbisë për të siguruar diversifikim të furnizimeve të Serbisë me gaz. Në kontakte të afërta me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, po ashtu monitorojmë edhe situatën e çmimeve dhe sigurinë e furnizimit në tërë rajonin”, tha Stano.

Ndonëse në BE aktualisht nuk flasin se cilat mund të jenë pasojat konkrete për vazhdimin e raporteve të afërta midis Serbisë dhe Rusisë, burimet diplomatike thanë se kjo afërsi mund të reflektohet në procesin e bisedimeve për anëtarësim në bllok.

“Gjasat që Serbia të hapë kapituj të rinj në procesin e negociatave tani duken shumë joreale”, tha një diplomat i lartë i BE-së, i cili shtoi se “nuk pritet që në formë formale të shpallen sanksione ndaj Serbisë”.

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Në BE thanë se vazhdojnë të presin që Beogradi të mbështesë sanksionet e bllokut ndaj Rusisë./ Marrë nga REL/

 

Etiketa: Aleksander VucicBEreagonRusiaSerbia. lidhjettelefonataVladimir Putin

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Skandal/ Morgu i Elbasanit kthehet në biznes, punonjësit: 100 mijë dhe e ke të mbaruar punën

Skandal/ Morgu i Elbasanit kthehet në biznes, punonjësit: 100 mijë dhe e ke të mbaruar punën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com