GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i KLSH bën bilancin për vitin 2021: Ja çfarë ka ndodhur me 300 kallëzimet penale

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i KLSH bën bilancin për vitin 2021: Ja çfarë ka ndodhur me 300 kallëzimet penale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni për Ekonominë dhe Financat është mbledhur këtë të martë për të diskutuar lidhur me vijimin e raportimit të veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2021.

Në fjalën e saj, ministrja Anila Denaj tha se plani i auditimit të çdo institucioni të harmonizohet me ato raportime që kanë dalë në dy tre vitet e fundit dhe sëbashku të krijojnë një harmonizim komunikimi më të lartë.

Nga ana e tij kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu tha se institucioni që ai drejton ka bërë referimin e të gjitha shkeljeve penale të konstatuara në Prokurori. Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu tha se koordinimi i institucioneve për të parandaluar një dëm të mundshëm të buxhetit të shtetit është më i domosdoshëm se ndëshkimi i atyre që e kryejnë dëmin.

“Në lidhje me pyetjen për kallëzimet penale, dua të parashtroj se detyra e KLSH në rastin e konstatimeve të kryerjes së veprave penale është t’i referojë ato mbi bazën e provave të plota në Prokurorinë e Posaçme apo në prokuroritë e rretheve. Dua t’ju kujtoj se nevojitet një kohë e plotë dhe nga ana e prokurorisë për konkludimet e rasteve konkrete. Siç thashë ato raste janë të bazuara në prova konkrete dhe jo në dyshime. Jam i bindur se prokuroria po kryen në mënyrë shteruese detyrën që i ngarkon ligji dhe jam i bindur se rezultatet do të jenë frytdhënëse për të gjitha institucionet shqiptare dhe për shoqërinë shqiptare. Ne i kemi dhënë rëndësinë e duhur përgatitjen e kallëzimeve penale në ato raste që kemi të bëjmë me veprat penale. Por më i rëndësishëm është parandalimi i kryerjes së veprës penale. Puna e të gjitha institucioneve duhet të koordinohet për të parandaluar dëmet në buxhetin e shtetit. Për më tepër duhet të fokusohemi në parandalim, pasi mendoj se është e rëndësishme të bëhet parandalimi i veprave penale se sa të bëhet përllogaritja e dëmit që e paguan taksapaguesi shqiptar. Mendoj që puna kryesore për të gjithë do të duhet të ishte koordinimi për parandalimin. Kemi pasur një lloj transparence në lidhje me publikimet, në lidhje për vënien në dispozicion të çdo akti kundrejt individëve që e kërkojnë apo mediave”, tha ai.

Etiketa: kallezim penalKLSH

Lajme të lidhura

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)
Aktualitet

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë
Aktualitet

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

07:55 - 12/07/26
Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
Para
Riorganizimi i PD-së, kush janë emrat “premtues” për postet më të rëndësishme

Riorganizimi i PD-së, kush janë emrat “premtues” për postet më të rëndësishme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein
Botë

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26

Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë aktivizuar sistemet e alarmit dhe mbrojtjes ajrore pas sulmeve me raketa dhe...

Lexo më shumë
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26
Messi lufton për të ruajtur trofeun, Argjentina mposht Zvicrën që mbeti me 10 lojtarë

Messi lufton për të ruajtur trofeun, Argjentina mposht Zvicrën që mbeti me 10 lojtarë

08:22 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com