GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U dolën pazaret në përgjimet e bandës së Çapajve, mbyllen hetimet për gazetaren dhe ish- anëtarët e AMA-s

16:14 - 31/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U dolën pazaret në përgjimet e bandës së Çapajve, mbyllen hetimet për gazetaren dhe ish- anëtarët e AMA-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë mbyllur hetimet për 7 persona të pandehur dosja e të cilëve do të dërgohet për gjykim për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me anulimin e gjobave të disa televizionëve kabllorë në qytetin e Elbasanit.

Mes të pandehurve është gazetarja, ish anëtare e Autoritetit të Medias Audiovizive, Suela Musta e cila akuzohet se ka votuar pro heqjes së dy gjobave për kabllorin “Brado” në Elbasan. Musta akuzohet për “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu, dy ish-anëtarë të tjerë të AMA-s, Izmir Hajdari dhe Andrea Nathanaili janë dërguar për gjykim me akuzën e korrupsionit dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Emrat e tyre dolën në skenë gjatë përgjimeve të anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan, disa prej të cilëve ishin pronarë të një televizioni privat kabllor.

Përpara togave të zeza do të shkojnë edhe administratorët e kabllorëve në Elbasan Bledar Karaj, Artan Drazhi, Adem Boriçi dhe Shkëlqim Sula. Ndërsa për Ervin Tahirin kanë rënë akuzat.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe  ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 165/2020.

Nga sa ka rezultuar nga hetimet, pronarët e televizioneve kabllorë në Qytetin e Elbasanit, ushtronin veprimtarinë e transmetimit të televizioneve kabllore pa autorizim paraprak nga Autoriteti i  Mediave Audiovizive, në  shkelje të të drejtave të autorit.

Nëpërmjet pagesave që u bënin Zyrtarvë te Autoritetit të Mediave Audiovizive, apo pagesave që u bënin ndërmjetësve të cilët premtonin ndërhyrjen tek zyrtarët e Autoritetit të Mediave Audiovizive, këta operatore të transmetimit të televizioneve kabllorë, vijonin veprimtarinë e transmetimit të kanaleve,  pa lidhur kontratat përkatëse me mbajtësit e të drejtave të autorit, dhe pa autorizim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Në përfundim të fazës hetimore, janë marrë të pandehur dhe është kërkuar dërgimi i çështjes për gjykim për shtetasit:

1.Izmir Hajdari, punonjës pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal;

2.Suela Musta, me detyrë anëtare e Bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive,  e akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal;

3.Andrea Nathanaili, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”  e  kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 2  dhe 25 të  Kodit Penal;

4.Bledar Karaj, Artan Drazhi, Adem Boriçi dhe Shkëlqim Sula, pronarë/administratorë të operatorëve të transmetimit të televizioneve kabllorë, apo  punonjës pranë këtyre operatorëve, të akuzuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione  publike” e kryer në bashkëpunim, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e të drejtave të autorit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244 dhe 25, 245/1 paragrafi 1 dhe 25,  dhe 149 paragrafi 2 i Kodit Penal;

Ndërkohë është kërkuar në gjykatë, pushimi i procedimit penal, në ngarkim të personit nën hetim Ervin Tahiri, pasi nuk u provuan akuzat e sipërcituara në ngarkim të tij.

Etiketa: amahetimeKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Pas sherrit me 1 të vdekur dhe 6 të plagosur, në pranga 4 shqiptarë në Angli

Pas sherrit me 1 të vdekur dhe 6 të plagosur, në pranga 4 shqiptarë në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com