GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK tërheq dosjet në Laç, zbulohet “shoku” tjetër i Dumanit dhe Talo Çelës

23:36 - 31/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK tërheq dosjet në Laç, zbulohet “shoku” tjetër i Dumanit dhe Talo Çelës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtësia ka hedhur sytë drejt Laçit pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pasi shpluhurosi dosjet e Elbasanit e Durrësit. Një dosje hetimore që flet për vrasjet me pagesë dhe një seri grabitjesh me armë e deri tek kundërvënia me kallashnikov, ndaj një patrulle policie në Rinas, pritet që nga Prokuroria e Laçit të përfundojë në duart e SPAK. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka folur dhe ka nxjerrë emra të tjerë para prokurorëve të posaçëm. Një ndër to është dhe çështja penale që flet për tentativën e vrasjes së Alfred Gjokës. Pikërisht në këtë dosje, është i përfshirë dhe Ilirian Feçi, njeri i afërm i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Të tre bashkë dyshohet se kanë kryer disa grabitje me armë. Feçi qëndron në burg qysh prej Shkurtit 2022 pasi u arrestua gjatë një operacioni të kryer nga prokuroria e Laçit dhe Tiranës. Të arrestuar të tjerë për këtë ngjarje janë Damjan Lleshaj, Robert Laçi, Erion Mulaj, Ibrahim Difaj, ndërsa në kërkim është shpallur Shpëtim Kraja.

Sipas prokurorisë, personi tjetër që ka folur dhe bashkëpunuar me policinë është pikërisht Ibrahim Difaj, i cili ka treguar aktivitetin kriminal të këtij grupi në ngjarjet ku Difaj ka qënë dhe vetë protagonist. Difaj ka hedhur dritë mbi tentativën e vrasjes së Alfred Gjokës, kundrejt një pagesë prej 20 mijë euro që ishte bërë pikërisht nga personi në kërkim, Shpëtim Kraja. Bashkëpunëtori ka treguar se plani për vrasjen e Gjokës në muajin Gusht 2021 ka dështuar,pasi objektivi ka reaguar shumë shpejt, duke u larguar me kamjonçinë. Ky grup ku aderonte dhe shoku i Nuredin Dumanit e Talo Çelës, kishte qëlluar me armë zjarri dhe në drejtim të një patrulle policie, ngjarje kjo e ndodhur vitin e kaluar në zonën e Qafë-Kasharit. Tashmë qëllimi i SPAK është bashkimi me dosjen aktuale që u realizua si pasojë e operacionit “Plumbi i artë” e përmban 32 emra, ndërkohë që vijon puna për arrestimin e 14 ‘bosëve’ të cilët janë gati të shpallen në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtyre ditëve, SPAK ka tërhequr edhe dosje të tjera në prokuroritë e rretheve. Bëhet fjlë për dosje të krimeve ku dyshohet se është përfshirë grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Dumanit, duke bërë që SPAK të godasë tetë grupe kriminale që vepronin në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje. Në total u lëshuan 32 urdhërarreste, 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje pasi personat në fjalë ishin pas hekurave për vepra të tjera penale. Nëntë persona të tjerë u arrestuan, ndërsa 14 persona u kanë shpëtuar prangave. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme kundër Krimeve dhe Korrupsionit ka dërguar të dhënat për të shpallur në kërkim ndërkombëtar 14 të shumëkërkuarit. Janë dhënë të gjitha gjeneralitetet e personave në kërkim në pikat kufiitare të vendit si dhe çdo e dhënë e vlefshme për identifikimin e tyre. Formulari i SPAK tashmë i është përcjellë zyrës së Interpolit për komunikimin ndërkombëtar të urdhrit, ndaj tyre, të cilët klasifikohen sj persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Priten që emrat e tyre të listohen në faqen zyrtare te Interpol si të përfshirë të krimit të organizuar.

14 personat e shpallur në kërkim:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

Etiketa: Nuredin DumaniTalo Cela

Lajme të lidhura

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
Para
Pse kur plakeni bëhet më e vështirë të flini gjumë?

Keni probleme me pagjumësinë? Zbuloni frutin që do t’ju ndihmojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com