GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata liroi inxhinierin e kompanisë ku vdiq i riu, familjarët kërkojnë drejtësi

10:18 - 01/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpërthimi me tritol dhe sulmi me armë, zbulohet emri i pronarëve të “Audit Q7” dhe biznesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maksim Debrova, i riu nga Elbasani ndërroi jetë pak ditë më parë gjatë punës në ndërtim në zonën e Milotit ku ishte i punësuar te kompania “Eral Construction”.

Gjykata e Kurbinit vendosi të lirojë nga qelia inxhinierin e kësaj kompanie, Mondi Turhani i cili tha se 34-vjeçari nuk kishte asnjë lidhje me subjektin në fjalë.

Por familjarët e viktimës thonë të kundërtën. Gazeta Panorama ishte sot në banesën e Maksim Debrovës ku motra dhe bashkëshortja e këtij të fundit thonë se kanë fakte që provojnë se i afërmi i tyre punonte në ndërtim.

Motra e viktimës shprehet se i vëllai i dërgonte çdo ditë video nga vendi i punës ndërsa shton se e merrnin dhe e sillnin çdo ditë me makinë nga shtëpia në punë. Megjithatë, përpos drejtësisë ajo kërkon mbështetje financiare edhe për fëmijët e vëllait të ndjerë të cilët sot kanë mbetur në mëshirë të fatit.

“Vëllai im kur punonte më sillte video. Çdo punë që bënte aty brenda. Merrte video dhe m’i sillte mua. Pyetëm një qytetare atje më tha sillni dhe gazetaren të flasë nuk e kam problem. Më tha nuk e prisja të vije këtu. I thashë desha ta di a ka ngrënë gjë vëllai a ka ngrënë gjë mos të ikë me barkun bosh. Më tha mos e ki merak kur të dojë ujë të trokasë në derë. Tha para pesë minutash kishte pirë ujë kur e pashë tha pas pesë minutash kishte rënë në tokë dhe ishte bërë gjak. Mora një peshqir dhe ia vura. Nuk na tregojnë të vërtetën. Thonë që nuk ka qenë në punë por vëllai ka qenë në punë. I kam videot në telefon”, thotë ajo.

Të njëjtën gjë kërkon edhe bashkëshortja e viktimës. Drama e familjes thellohet akoma më shumë nga problemet shëndetësore të vajzës së madhe që la pas 34-vjeçari. E ëma tregon që ajo merr një mbështetje financiare nga shteti, por këto nuk i dalin as për vete.

“Ai ka qenë në punë. Kjo është e vërteta. Ai punonte prej një viti. Vinin e merrnin. Ishte shumë e vështirë të punonte. Për tre fëmijë, vet i pesti. Me 100 mijë lekë që merrte nuk ia dilte dot. Prandaj detyrohej të punonte. Ne kërkojmë një mbështetje për fëmijët se ai iku dhe e drejta nuk besoj të dalë kurrë. Kërkoj mbështetje financiare për fëmijët. Jemi në situatë të vështirë. Vajza është me pampers 10-vjeçe sepse nuk ulet dhe nuk ngrihet dot vetë. Ato që merr goca nuk i dalin as për vete. Prandaj kërkoj mbështetje nga shteti të më ndihmojë në gjendjen ekonomike ku jam. Drejtësi kërkoj sepse nuk e di a do dalë e drejta. Drejtësi dua që ta di si u vra dhe si ndodhi. Mos ta mohojnë që ka qenë në punë. U ndjemë keq sepse është gjynah kur punon në punë të zezë dhe thonë pastaj nuk është në punë. Paguhej 20 mijë lekë. Merrte ushqime për fëmijët. Telefonin e ka policia për momentin. Atë ditë që ka qenë në punë që vdiq nuk kemi video por kemi video të ditëve të tjera. E merrnin me makinë dhe e sillnin prapë. Djali e ndjen mungesën e babait”, shprehet ajo./Panorama.al

 

Etiketa: drejtesikompani

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Para
Nisin homazhet në nder të ish presidentit Nishani

Nisin homazhet në nder të ish presidentit Nishani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Lexo më shumë
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com