GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kriza e çmimeve, qeveria e Kosovës dyfishon shumën e ndihmës sociale për dy muaj

13:18 - 01/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova asnjë rast me Covid, Kurti: Ta mbajmë këtë situatë, të vaksinohemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të dyfishojë ndihmat për kategorinë e qytetarëve që përfitojnë nga skemat sociale, bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës më 1 qershor, Kurti tha se për këtë çështje ka ndarë 6 milionë euro. Ai tha se skema sociale marrin 6 për qind e qytetarëve të Kosovës dhe dyfishimi i shumës do të bëhet për dy muaj rresht, duke shtuar se edhe pensionistët do të ndihmohen me nga 100 euro.

Sipas kryeministrit Kurti, Qeveria po ndihmon kategoritë më të prekura nga rritja e çmimeve të mallrave ushqimore, teksa argumentoi se nuk është e nevojshme një tërheqje e re e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, që njihet ndryshe edhe si Trust.

Subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar tërheqjen deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Por, Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një tërheqjeje të tillë. Kurti tha se nga një vendim i tillë do të përfitonin një pjesë e vogël e qytetarëve.

“Nga mbi 630 mijë llogari që janë të hapura, edhe pse mbi gjysma e tyre janë joaktive në Trustin Pensional të Kosovës, 92 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro, kurse 80 për qind të llogarive apo mbi 500 mijë sosh kanë në mesatare vetëm 1,100 euro në llogari. Pjesa më e madhe, apo gjysma e kursimeve janë të koncentruara te më pak se 8 për qind e bartësve të llogarive, pra që kanë afërsisht gjysmën e mjeteve të akumuluara, 1.2 për qind përafërsisht e individëve që kanë llogari në Trust kanë në mesatare 30 fish më shumë se 80 për qind e qytetarëve me llogari të hapura në Trust”, tha Kurti.

Ai shtoi se vetëm 8 për qind e qytetarëve do të ishin përfituesit kryesorë të një skeme, siç e quajti ai, “të rrënimit të Trustit Pensional” të vendit.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.
Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. REL

 

Etiketa: cmimetKosovaKrizatqeveria

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Nesër bllokohet rrethrrotullimi i Shkozës, ARRSH tregon si devijon trafiku

Nesër bllokohet rrethrrotullimi i Shkozës, ARRSH tregon si devijon trafiku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com