GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mashtrues ordiner”/ Ekzekutimi i babë e bir në 2012, përplasen në gjykatë Çapja dhe Bardhi

15:35 - 01/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mashtrues ordiner”/ Ekzekutimi i babë e bir në 2012, përplasen në gjykatë Çapja dhe Bardhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi vijon të dëshmojë në procesin ndaj Ardian Çapjes dhe personave të tjerë që akuzohen nga SPAK për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012. Në seancën që është duke u zhvilluar sot në GJKKO, Bardhi dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit, në krijimin e miqësisë me të dhe vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit.

Ai sqaroi edhe marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapja deri në ditën e ekzekutimit dhe tha se ka pasur tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen.

“Ardiani me tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për leket. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, ka thënë ai.

Ndërkohë që i pranishëm në seancë i akuzuari Ardian Çapja ka thënë se Ervis Bardhi është mashtrues ordiner dhe gënjen vazhdimisht. I penduari i drejtësisë Bardhi e nisi dëshminë e tij seancën e kaluar. Ai nisi deklarimet e tij para gjykatës duke i kërkuar ndjesë nënës së Gentian Beqirit. Ai ka theksuar se Etjen Canin dhe Olsi Lekun i ka njohur pasi i kishte çuna të lagjes. Ndërsa për Gentian Beqirin e ka njohur gjatë kohës kur ai ishte arrestuar në 2010 kur ishte duke shlyer dënimin me 8 muaj burg për armë mbajte pa leje. I penduari thekson se nuk e njihte nga afër Gentianin, por që e ka takuar nëpërmjet personave të tjerë që ndodheshin në burgun e Peqinit.

Ai ka vijuar rrëfimin e tij duke treguar se çdo gjë që ka ndodhur në ditën e ngjarjes. Barthi tha para togave të zeza se së bashku me Olsi Lekun kishin konsumuar kokainë dhe alkool ditën e ngjarjes. Në momentin që ka hapur zjarr në ambientet e banesës së Gentianit, plumbi i parë e ka kapur në faqe. Më pas arma i është bllokuar dhe në panik e ka tërhequr këmbëzën sërish duke e qëlluar 3 herë. Ndërkohë Olsi Leku që e shoqëronte, pasi ka goditur të atin e Gentianit i ka marrë frymën atij me jastëk.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht deri në vdekje me sende të forta, duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivët e policisë të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”./ReportTV

Etiketa: Bardhicapja

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
I hodhën në erë lokalin, zbardhet dëshmia e policit në Shkodër

U arrestua për tjetërsim prone në Bashkinë Sarandë, ky është Drejtori i Urbanistikës (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com