GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nga planet për fëmijë e deri tek borxhi që mori gjatë pandemisë, Sinan Hoxha i thotë të gjitha

22:01 - 01/06/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga planet për fëmijë e deri tek borxhi që mori gjatë pandemisë, Sinan Hoxha i thotë të gjitha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtari i njohur për publikun Sinan Hoxha është një ndër artistët i cili ka qenë pjesë e estradës shqiptare prej shumë vitesh tashmë dhe vazhdon të mbetet goxha i preferuar për publikun.

Ai njihet për sukseset e shumta me këngët e tij të cilat numërojnë miliona klikime në rrjetet sociale, veçanërisht në  Youtube. Një ndër tyre është dhe kënga e titulluar “Pafrumi” e cila u kthyer sërish në një ndër më të dëgjuarat dhe kjo pasi ishte ish-banorja e “BBVIP” Beniada Nishani që e risolli përsëri hitin e njohur.

Modelja ishte një fanse e këngëtarit dhe i pëlqente shumë këngët e tij. I ftuar në emisionin “Pardon My French”, Sinani ka rrëfyer se çfarë ndodhi pas rikthimit të këngës dhe nëse do të merrte pjesë në BVIP.

“Big Brother duke e transmetuar për Beniadën i dha famë për herë të dytë, tani më çmendën, ma kërkojnë në çdo koncert. Në ‘BBV’ absolutisht jo, me mua nuk ka lidhje asnjë lloj formati televiziv. Unë Sinan i them vetes sa herë, ‘Mbylle gojën, merre mikrofonin këndo’. Në momentin që kam përpara kamerat krijoj një bllokadë të frikshme të trurit”.

Gjithashtu, i pyetur për jetën e tij personale, martesën apo planet për ndonjë fëmijë, këngëtari është shprehur se ka marrë një grua të mrekullueshme dhe për sa i përket një fëmije të tretë ai zbuloi se nuk e dëshiron.

“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert”.

Periudha e pandemisë ishte një ndër më të vështirat, sidomos për artistët të cilët për një kohë të gjatë ata nuk kanë mundur të zhvillojnë koncerte dhe kjo gjë i shkaktoi një ‘krizë’ në ekonominë e tyre. Të njëjtën gjë e ka kaluar dhe këngëtari ku është shprehur se iu është dashur të hyjë në borxh për të përballuar gjendjen pasi për dy vite ai nuk ka kënduar fare.

“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”.

Etiketa: sinan hoxha

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
“Butrinti”, Ina Zhupa flet për lëvizjen e Metës: Presidenti s’do ta dekretojë ligjin

“Butrinti”, Ina Zhupa flet për lëvizjen e Metës: Presidenti s’do ta dekretojë ligjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com