GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta uron Mattarelën për Festën e Republikës Italiane: Mirënjohje për mbështetjen…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta uron Mattarelën për Festën e Republikës Italiane: Mirënjohje për mbështetjen…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij italian me rastin e Festës së Republikës Italiane. Në një mesazh në rrjetin social Facebook, Meta falënderon Sergio Matarellën për mbështetjen e Italisë ndaj Shqipërisë dhe bashkëpunimin e ngushtë në kuadër të NATO-s. Kreu i Shtetit Shqiptar vë theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe shumëdimensionale mes dy vendeve, ndërsa shton se këto marrëdhënie “janë forcuar dhe rritur në vazhdimësi, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare”.
Mesazhi i plotë:
I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Sergio Mattarella
I dashur mik,
Kam kënaqësinë e madhe që, me rastin e Festës së Republikës Italiane, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Ju dhe popullit mik italian, urimet më të përzemërta dhe më miqësore!
Marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe shumëdimensionale, e partneriteti strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë, janë forcuar dhe rritur në vazhdimësi, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Jam i lumtur të konstatoj se perspektiva e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të suksesshëm i kanë themelet në lashtësinë e miqësisë mes dy popujve, në dashurinë, solidaritetin vëllazëror dhe vullnetin e palëkundur për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Europian.
Mikpritja unike e popullit italian ndaj komunitetit arbëresh në Itali dhe respekti ndaj identitetit kombëtar shqiptar e besimit të tyre fetar, ashtu edhe ndaj shqiptarëve që emigruan pas viteve ’90 në bregun italian të Adriatikut, gjithashtu, mbart mesazhin e fuqishëm të një vlere thellësisht europiane dhe garancinë për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve tona dhe sigurinë se ato do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm mbështetës të Italisë dhe Tuajin në veçanti, përgjatë procesit jetik euroatlantik të Shqipërisë, veçanërisht integrimit të saj në Bashkimin Europian, e gjithashtu të vlerësoj bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin në kuadër të NATO-s.
Dëshiroj t’Ju siguroj se, në këto kohë sfidash ndaj sigurisë, stabilitetit dhe të paqes në Europë dhe në botë, Shqipëria, gjatë mandatit dyvjeçar të saj, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është e vendosur në qëndrimet e saj, në koherencë me partnerët dhe aleatët euroatlantikë, si në rrafshin evropian, ashtu edhe në atë global.
Duke ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, e urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si edhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Italisë, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Lajme të lidhura

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi
Breaking Views

Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi

07:32 - 07/06/26
Para
“Edhe detit ja marr frymën…”, Fifi më e lumtur se kurrë, nis pushimet e para me të dashurin

“Edhe detit ja marr frymën...”, Fifi më e lumtur se kurrë, nis pushimet e para me të dashurin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese
Breaking Views

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26

Nga Irena Beqiraj/ Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga "poli -agjentët" grekë...

Lexo më shumë
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom