GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria U19 miqësore me Malin e Zi, Cungu: Na shërbejnë shumë këto dy ndeshje

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Europiani U-19, Cungu zbardh listën me 22 lojtarët e grumbulluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe Kombëtarja shqiptare U-19 ka nisur prej ditës së mërkurë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi U-19, teksa kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu po stërviten prej dy ditësh në Ulqin, atje ku janë grumbulluar para sfidave. Tekniku shkodran ka në dispozicion 23 lojtarë, me 13 prej tyre që aktivizohen jashtë vendit.

Duke folur për Fshf.org, tekniku i kuqezinjve shprehet se këto dy miqësore të rëndësishme janë një mundësi shumë e mirë për të konsoliduar grupin kuqezi që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Europianit të ardhshëm për moshën U-19. Siç dihet Shqipëria U-19 është shortuar në Grupin 7 dhe përballë do të ketë Spanjën dhe Belgjikën me ndeshjet e eliminatoreve të Grupit 7 të Shqipërisë në Europianin U-19 do të luhen në Belgjikë në shtator 2022.

“Grumbullimi po shkon mirë, kushtet sigurisht janë shumë të mira. Djemtë po stërviten mirë, me ritëm ndonëse është fundi i sezonit dhe sigurisht që mund të ketë pak lodhje për çdo futbollist. Kemi afruar këtë herë edhe lojtarë të cilët nuk kemi pasur mundësi t’i shikonim më parë, për shkak të impenjimeve të tyre, ndonëse i kemi pasur emrat e tyre në listën tonë. Do t’i vëzhgojmë me vëmendje dhe më pas të shpresojmë që të mund të zbulojmë edhe ndonjë element të ri”, – thotë Armando Cungu, duke shpjeguar edhe zgjedhjet e tij dhe analizën që do të bëhet pas këtyre dy miqësoreve.

“Gjithsesi, sa i përket lojtarëve që i kemi pasur të evidentuar gjatë gjithë kësaj periudhe besoj se nëpërmjet këtij grumbullimi do të kemi mundësi t’i testojmë të gjithë. Besoj se në përfundim të këtyre dy miqësoreve do të ulemi me stafin dhe të përzgjedhim lojtarët të cilët kanë kontribuar dhe kanë dëshmuar gjendje të mirë për të qenë pjesë e Kombëtares U-19.

Sigurisht, ne do t’i referohemi gjithmonë gjendjes momentale të futbollistëve, pra nuk është çështja se njëri është më i mirë se tjetri në aspektin kualitativ dhe nëse dikush nuk është aktualisht në listën tonë nuk do të thotë që nuk do të jetë. Por ne patjetër zgjedhim që janë më në formë tani për tani”, – shton tekniku, i cili thekson se dera është e hapur për të gjithë elementët e rinj që do të kenë shansin të tregojnë se sa vlejnë.

“Dy miqësoret që kemi në program janë shumë të vlefshme, kjo nuk diskutohet. Do të na ndihmojnë shumë që të testojmë lojtarët dhe skuadrën. Ne ende nuk e kemi konsoliduar përfundimisht grupin e lojtarëve që përbëjnë boshtin e Kombëtares U-19, pasi vazhdojmë të vëzhgojmë lojtarë të talentuar veçanërisht nga jashtë e që spikasin herë pas here me paraqitjet e tyre në klubet ku luajnë. Dhe ne kemi detyrimin t’i japim mundësinë të tregojnë veten dhe të ketë çdokush shansin të provojë veten me fanellën kuqezi”, – u shpreh trajneri i Kombëtares U-19.

Përfaqësuesja kuqezi do të luajë miqësoren e parë ndaj Malit të Zi më 5 qershor, në ora 20:00 në tokën malazeze, teksa përballja e dytë do të luhet orën 17:30 në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Etiketa: armando cungushqiperia u19

Lajme të lidhura

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia
Sport

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Para
Meta uron Mattarelën për Festën e Republikës Italiane: Mirënjohje për mbështetjen…

Meta uron Mattarelën për Festën e Republikës Italiane: Mirënjohje për mbështetjen...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26

Partia Demokratike ka reaguar për shtyrjen e Censusit të Bujqësisë, duke deklaruar se ky vendim tregon, sipas saj, se qeveria...

Lexo më shumë
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com