Komisioni i Ligjeve i hap rrugë zgjedhjes së Bajram Begajt si President i Republikës, duke çuar emrin e tij në Kuvend. Në nisje të Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se nga verifikimet e bëra rezulton se kandidati Bajram Begaj plotëson të gjitha kushtet e parashikuara për t’u zgjedhur President i Republikës.
“Pasi është bërë depozitimi i kësaj kandidature për President të Republikës, shërbimi i Kuvendin dhe stafi kanë kryer të gjitha verifikimet dhe rezulton se kandidatura për zgjedhjen e presidentit, Bajram Begaj, është paraqitur nga 37 deputetë në përmbushje të detyrimeve ligjore, duke u plotësuar ky kusht, si dhe brenda afatit të parashikuar. Sa i takon përmbushjes së kritereve kushtetuese e ligjore të kandidatit, z. Begaj rezulton se i plotëson kërkesat ligjore. Ai plotëson kushtet e parashikuara” – tha Bushka.
Discussion about this post