Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije në rrugën “Josif Pashko”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar personi i identifikuar me iniciale P. P., 65 vjeç e për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia pritet të zbardhë detaje pas inspektimit në vendin e punës.
Dyshohet se shkak është bërë mungesa e mjeteve që sigurojnë punëtorët e ndërtimit. Pritet të merret në pyetje pronari i subjektit ku po punonte dhe humbi jetën 65- vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post