GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

“Dinozauri” Samir Mane dhe “majmuni” Veliaj shkatërrojnë kopshtin zoologjik me bananet e Monikës

19:53 - 04/06/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dinozauri” Samir Mane dhe “majmuni” Veliaj shkatërrojnë kopshtin zoologjik me bananet e Monikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 1 qershor, ditën e festës së fëmijëve, Bashkia Tiranë dha lajmin e madh se është hapur kopshti zoologjik, i cili prej kohësh nuk hapej se mungonte majmuni… por dhe një sërë kafshësh të tjera. Megjithatë, për të zëvendësuar kafshët e vërteta kishte menduar vetë Lali Eri, i cili është mjeshtër i korrupsionit, duke vënë disa kafshë të rreme plastike, si dinozaurë, pata dhe arinj. Madje, edhe mediat, të cilat nuk kanë faj se duhet të përfitojnë leje ndërtimi nga kryebashkiaku i Tiranës, kafshët plastike i shitën si kopsht zoologjik.

Megjithatë, për të vizituar këto kafshë të rreme, çdo person duhet të paguajë një tarifë shtesë brenda kopshtit zoologjik dhe jo vetëm çmimin e biletës. Po pse do thoni ju? E vërteta doli shumë shpejt në shesh, pasi ato i janë dhënë në administrim “dinozaurit” të vërtetë të oligarkisë, Samir Mane. Pra investimi është bërë prej tij dhe që këto para shumëfish do ia kthejnë mbrapsht tarifat e qytetarëve të Tiranës, të cilët duan të vizitojnë kopshtin zoologjik.

Por sikur të mos mjaftonte kjo shkelje “e vogël fare”, qytetarët shumë shpejt vunë re se edhe ato pak kafshë të gjora, si luani e tigri, mund të ngordhin shumë shpejt nga vapa. I gjithë ai kopësht zoologjik, për të cilin akoma nuk dihet fatura e kripur, nuk ka asnjë pemë, ku të futen nën hije kafshët. Shpresojmë t’u kenë dhënë ujë të paktën. Por ç’rëndësi ka kjo?! Dinozauri plastik i Samir Manes ka kosto më të ulët, as nuk ha dhe as nuk pi, pra nuk ka nevojë për hije e strehë.

Por ju do thoni pse kaq kohë pa kopsht zoologjik? Në fakt një përgjigje e ka dhënë më herët Bashkia Tiranë, e cila thoshte se po pret që të vijë majmuni. Por a ka ardhur majmuni në këtë kopsht zoologjik. Për të kuptuar më qartë këtë përgjigje duhet të rikujtojmë Big Brother VIP. Ju e dini se majmuni i ka shumë qejf bananet dhe në Big Brother VIP kishim një personazh të njohur për lidhjet me Lali Erin, i cili vdiste për banane. Besoj e kujtoni Monika Lubonjën, këshilltaren që paguhej 1 milion lekë nga Erion Veliaj, teksa qëndronte në shtëpinë e BB VIP. Ajo tha se është dorëhequr, por siç duket Veliaj e kishte pritur derisa të dilte “triumfatore” dhe ta fuste në kopshtin e tij të plastikës, duke i dhënë një tjetër vend pune.

Nuk e dimë nëse e ka pasur fjalën për Monika Lubonjën Veliaj kur fliste për majmun, por një gjë është e sigurtë, majmun tjetër nuk ka në kopshtin zoologjik me pata plastike. E për të festuar këtë arritje të madhe dhe normal për ta propaganduar që Dinozauri Zamir Mane të mbledhë sa më shpejt lekët e shpenzuara, Erion Veliaj organizoi këtë të shtunë një fluks të madh në kopshtin zoologjik më të tmerrshmin në Europë.

Veliaj urdhëroi të gjithë drejtorët të marrin fëmijët dhe të organizojnë një festë në kopshtin e tij të drejtuar nga Monika. Por fëmijët e pafajshëm nuk e dinin se kopshti zoologjik ishte prej plastike dhe pa dashje demaskuan fasadën e kryebashkiakut, pasi dinozaurët e plastikës u çanë dhe u dëmtuan dhe sërish kopshti zoologjik mund të duhet të futet në rehabilitim… ashtu siç në fakt duhet çjerrë dhe maska e Tiranës të ndërtuar nga Erion Veliaj, i cili e ka mbushur me beton dhe me skandale të njëpasnjëshme.

Etiketa: BANANEDinozauriErion Veliajkopshtikryesore2majmuniMonikaSamir Manezoologjik

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Presidenti paralajmëron: Jam Ilir Meta o superbudallenj!

Ilir Meta uron presidentin e ri Bajram Begaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com