GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nevina Shtylla përlotet në emision, çfarë e emocionoi kaq shumë moderatoren?

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Nevina Shtylla përlotet në emision, çfarë e emocionoi kaq shumë moderatoren?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të buzëqeshur por moderatorja Nevina Shtylla ditën e sotme nuk ka arritur të mbajë lotët. Një moment emocionues e bëri Nevinën që të dalë nga vetja dhe të përlotet.
Gjatë emisionit “E diell” në rubrikën “Just dance” që ajo moderon një konkurrent u përlot duke falenderuar të motrën për mbështetjen. Ai u shpreh se ajo punon me të gjithë natën dhe ditën vijnë në emision duke u shprehur mirënjohës. Ky moment kaq i ëmbël ka prekur edhe Nevinën e cila zbuloi se vëllai i saj nuk jeton në Shqipëri. Me lot në sy ajo tha: “Unë vëllain e kam larg, çfarë mund të them. E puth shumë!”, duke i dërguar një puthje nga ekrani.


Teksa juria vazhdonte komentet për konkurrentët, Nevina vazhdoi të ishte me lot në sy duke thënë me shaka se do ‘3 orë të marrë veten’. Por përtej gjithë emocioneve ajo e kaloi me shumë sportivitet dhe e përballoi mirë situatën.


Nevina njihet për natyrën e saj hermetike dhe zor se mund të gjesh një foto të saj me vëllain në rrjetet sociale. Megjithatë, pak javë më parë në një intervistë ajo foli për të dhe marrëdhënien e tyre.


“Është dy vite më i madh se unë. Kemi një marrëdhënie dashuri-urrejtje. Kur ishim të vegjël ziheshim për lodrat, duke qenë se edhe pak diferencë kishim me njëri-tjetrin. Jemi tipa shumë të ndryshëm dhe për një kohë shumë të gjatë jemi grindur shumë me njëri-tjetrin. Duhemi shumë padiskutim dhe në momente të vështira aty e shfaqim dashurinë. Dhe habitemi ndonjëherë se sa krah jemi për njëri-tjetrin. Por në pjesën më të madhe të kohës jemi grindur. Tani jemi rritur dhe kemi marrë drejtimet tona dhe është një nga ata personat që e kam support dhe ia marr mendimin. Ndonëse jemi pak të ftohtë. Ai është natyrë më introverte se unë por merremi veshë mirë. Është protektiv por kurrë fanatik.”– tregoi ajo gjatë intervistës në “Natë me Aulonën”.

Lajme të lidhura

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Para
“Më thoni ku do ishte United pa CR7?”, Evra në krah të portugezit: Xhelozët flasin kundër tij

“Më thoni ku do ishte United pa CR7?”, Evra në krah të portugezit: Xhelozët flasin kundër tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali/ KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë
Aktualitet

Skandali/ KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

13:32 - 02/10/26

Në 30 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit të Ujit miratoi lejen e ndërtimit për një resort turistik në zonën e...

Lexo më shumë
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

13:21 - 02/10/26
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

13:14 - 02/10/26
Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

13:01 - 02/10/26
“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

12:56 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com