GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vorë apo Vlorë? Kryebashkiaku Shera i ngatërron emrin qytetit dhe i fal 50 mln lekë Kastratit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kastrati” pa garë edhe në Bashkinë e Tropojës, merr 100 milionë lekë për karburant
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera, me sa duket akoma nuk është i vetëdijshëm se cilën njësi vendore drejton. Të paktën këtë përshtypje të jep në rrëmujën që ka bërë me tenderin e radhës.  Me datë 20 maj, Shera ka hapur garën për një tender me numër reference  REF-27946-05-09-2022 dhe me objekt “blerje karburanti për nevojat e Bashkisë Vorë”.

Për këtë tender janë shpenzuar jo pak, por 50 milionë lekë  vetëm për 6 muajt e mbetur të vitit. Përveç vlerës së lartë të tenderit për blerje nafte në kohën kur vendi është në krizë dhe çmimet janë në qiell, në këtë tender bien në sy gabimet e shumta që ka. Të dhënat e tenderit janë hedhur gabim, pasi ky tender është hapur nga Bashkia Vorë dhe shërbimi do të shkojë për të, të paktën kështu përcaktohet në dokumentin e hapjes së garës dhe shpalljes së fituesit. Por në të dhënat e përgjithshme të tenderit, ku është shpallur fituesi me 1 qershor, ka një gabim, pasi institucioni prokurues dhe  ai që do përfitojë shërbimin regjistrohet bashkia Vorë, por autoriteti kontraktor regjistrohet Bashkia Vlorë.

Tashmë nuk e dimë nëse Shera është ngatërruar nga nxitimi për të shpërdoruar këto 50 milionë lekë, apo Dritan Leli i Bashkisë Vlorë ka filluar punë edhe në bashkinë Vorë. Gjithsesi, ligji për prokurimet thotë se në raste gabime tenderi nuk duhet të mbyllet, por duhet të rishikohet dhe më pas të shpallet fituesi.

 

 

Kastrati fiton pa garë

Problemet me dokumentin janë vetëm fillimi i kësaj aferë, pasi ajka ndodhet në dokumentin ku është shpallur fituesi. Sipas të dhënave të publikuara garën për këtë tender e ka fituar Kastrati, më saktë kjo kontratë i është falur Shefqet Kastratit, pasi nuk është zhvilluar një garë.

Për këtë tender ka paraqitur ofertë  vetëm kompania Kastrati. Ligji kërkon që kur për një projekt nuk ofrohen më shumë se 2 kompani atëherë gara pezullohet. Por, sikur jemi mësuar tashmë kur bëhet fjala për Kastratin, çdo bashki e shkel hapur ligjin. Kështu ai ka futur 50 milionë lekë në xhep pa u lodhur fare. Madje, aq në nxitim është bërë ky tender sa bashkia nuk ka marrë parasysh që Shefqet Kastrati ka bërë një ofertë të shtrenjtë, 100% sa vlera e fondit limit. Kështu Bashkia Vorë ka shkelur edhe një tjetër pikë të rregullores për prokurimet, por as që e ka vrarë mendjen, Shera ka firmosur dokumentin dhe Kastrati ka mbushur xhepat.

Këto të dhëna vetëtijnë edhe njëherë problematikën që Gijotina.com ka ngritur më parë për monopolin që Kastrati ka krijuar në tregun e karburanteve, duke përpirë pa garë çdo projekt të institucioneve shtetërore dhe private, kur bëhet fjala për furnizimin me naftë.

 

 

 

 

 

Etiketa: abuizmBlerim SheragareKastratikryesore2tendervore

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
E fundit/ Përplasen dy makina në Korçë

Aksident në Elbasan, katër persona përfundojnë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!
Aktualitet

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

17:01 - 20/10/26

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit...

Lexo më shumë
Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26
Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com