GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Koncesioni 12 mln dollarë për plehrat e Kamzës, KLSH kap në shkelje Sadriun dhe Mziun

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Koncesioni 12 mln dollarë për plehrat e Kamzës, KLSH kap në shkelje Sadriun dhe Mziun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrata koncensionare për pastrimin e plehrave të Kamzës, e nënshkruar në vitin 2018 ndërmjet ish-kryebashkiakut të djathtë, Xhelal Mziu dhe kompanisë së familjarëve të ish-deputetit socialist, Sadri Abazi, krijoi publikisht idenë se çështjet financiare i bashkojnë personazhet opozitarë me njëri-tjetrin. Por, elementi politik është vetëm një aspekt i koncesionit problematik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka identifikuar së fundmi disa problematika ligjore në dokumentat e procedurës, mbi bazën e të cilave krijohet dyshimi për paracaktim të procedurës me me fond rreth 13 milionë dollarë dhe me afat realizimi 12 vjet.

 

 

Tenderi për dhënien me koncesion të shërbimit të pastrimit të Kamzës u zhvillua në Prill të vitit 2018, kur drejtues i Bashkisë ishte Xhelal Mziu, aktualisht deputet i Partisë Demokratike në opozitë. Në tender marrin pjesë 5 operatorë ekonomikë. Komisioni përkatës skualifikoi katër konkurentë. Në garë mbeti vetëm shoqëria “Alko Impeks General Construction”, e cila përfaqëson interesat financiare të ish-deputetit socialist, Sadri Abazi. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin e auditit financiar në Bashkinë e Kamzës, ku përfshihet edhe procedura koncensionare për shërbimin e pastrimit të zonës.

Shmangie e konkurrencës

Kontrollorët shtetërorë kanë konstatuar se disa prej kritereve kualifikuese në procedurat tenderuese zvogëlojnë ndjeshëm konkurencën, duke mos respektuar parashikimet ligjore. Janë detaje të vogla, por që bëjnë diferencë të madhe. Një nga kriteret kualifikuese në tender ishte fakti që Drejtuesi Tekni i operatorit ekonomik duhet të figurojë në listë-pagesat e saj të paktën 6 muajt e fundit.

Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, “…vendosja e kriterit mbi eksperiencën në shoqëri, është pa arsye në objektin e prokurimit me qëllim s’kualifikimin apo shmangien nga tenderimi e sa më shumë operatorëve ekonomikë”.

 

Po ashtu, në lidhje me eksperiencën në shërbimin e pastrimit, Bashkia Kamzës kishte përcaktuar se Drejtuesi teknik i kompanive pjesëmarrëse në tender duhet të kishte eksperiencë jo më pak se 5 vite në fushën e ofrimit të shërbimit të pastrimit. Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, “Personi i cili fiton statusin e Drejtuesit Teknik në një shoqëri ka tagrin e plotë të realizojë çdo kontratë në fushën për të cilën është diplomuar dhe për të cilin ka funksionin e Drejtuesit Teknik. Pra, nuk mund të përjashtohet nga procedurat e prokurimit një operator ekonomik i cili ka drejtues teknik për të realizuar këtë kontratë që prokurohet por nuk plotëson kriteret që drejtuesi nuk ka punuar 5 vite eksperience pune…”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar gjithashtu se kërkesat e Bashkisë Kamës për të pasur për të paktën 6 muaj e fundit disa personave me funksion inxhinjer, ndikon në konkurencë.

“…Një operator ekonomik i cili plotëson përgjithësisht kriteret kualifikuese, nuk merr pjesë në garë pasi ndonjë nga ekspertët e sipërcituar nuk e ka të punësuar për 6 muaj në listë pagesë”, thuhet në raportin e KLSH-së./Boldneës.al/

 

 

Etiketa: dollareKamzeKLSHKoncensioniKryesore1plehratSadri AbazishkeljeXhelal Mziu

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Berisha akuza ministrit Peleshi: Sazani në flakë, ai fushatë në Pogradec

Berisha akuza ministrit Peleshi: Sazani në flakë, ai fushatë në Pogradec

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com