GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Këto janë mënyrat si të qëndroni të hidratuar në ditët e nxehta

13:47 - 07/06/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Këto janë mënyrat si të qëndroni të hidratuar në ditët e nxehta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë dihet se dielli i nxehtë mund t’i bëjë keq kujtdo, veçanërisht të rinjve ose atyre që djersiten shumë, duke ju bërë të humbisni sasi të mëdha të ujit në trup. Dehidratimi mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë, bazuar në atë se sa sasi e lëngjeve të trupit tuaj humbet ose nuk zëvendësohet.

Rastet e rënda mund t’ju çojnë edhe në spital dhe ndonjëherë mund të dëmtohen edhe veshkat ose probleme me sistemin nervor. Të moshuarit janë gjithashtu në një rrezik më të lartë për dehidrim, sepse mund të harrojnë të pinë ujë ose të mos e kuptojnë se kanë etje.

Ata gjithashtu mund të neglizhojnë parandalimin e dehidrimit në të njëjtën mënyrë si një i ri. Ndaj jini të vetëdijshëm për këtë nëse keni një prind ose një person të moshuar pranë.

Mbrojtja më e mirë kundër dehidratimit është parandalimi. Ndiqni këto gjashtë këshilla nga AgroËeb.org, për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm, veçanërisht kur temperaturat nivelet dhe aktivitetit tuaj rriten.

Mos prisni derisa të keni etje për të pirë ujë

Etja është shenja e parë që tregon se trupi po fillon të dehidratohet. Pini ujë në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë ditës dhe konsumoni më shumë lëngje se zakonisht kur moti është i nxehtë, veçanërisht nëse jeni aktiv.

Shijojeni ujin

Nëse uji i thjeshtë nuk ju pëlqen, mund të shtoni aromë me fruta të freskëta. Ju gjithashtu mund të konsumoni lëngje të freskëta frutash, dhe sigurohuni që të kufizoni kafeinën dhe alkoolin.
Konsumoni më tepër fruta dhe perime të pasura me ujë

Disa fruta dhe perime përmbajnë shumë ujë krahas lëndëve ushqyese të shëndetshme. Shalqiri, luleshtrydhet, pjeshkat dhe ananasi janë fruta me përmbajtje të lartë uji. Perimet e pasura me ujë përfshijnë kastravecët, zarzavatet me gjethe jeshile, rrepkat, selinoja, kungull i njomë dhe domatet.
Qëndroni brenda kur bëhet shumë nxehtë

Në ditët shumë të nxehta, qëndroni brenda në një ambient me ajër të kondicionuar. Nëse nuk keni ajër të kondicionuar në shtëpi, provoni të shkoni në një qendër tregtare, kinema ose bibliotekë publike. Shmangni ekspozimin në diell, veçanërisht nga ora 10 e mëngjesit deri në 14:00, kur rrezet janë më të forta. Planifikoni aktivitete në natyrë në mëngjes herët ose në mbrëmje.

Vishuni lehtë

Vishni veshje të lehta dhe të lirshme që lejojnë lëkurën tuaj të marrë frymë. Ngjyrat e errëta thithin nxehtësinë, prandaj zgjidhni me nuanca më të çelura. Mbani një kapelë me strehë të gjerë dhe përdorni krem mbrojtës nga dielli. Jini të vetëdijshëm për shenjat e dehidrimit

Nëse dikush në familjen tuaj është i sëmurë, kushtojini vëmendje sa ujë konsumon. Kushdo që ka ethe, të vjella ose diarre duhet të pijë shumë lëngje. Mos prisni që të shfaqen shenjat e dehidratimit.

Etiketa: Semi Jaupaj

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Goditet me sëpatë 27-vjeçari në Vlorë/ Futet me urgjencë në operacion (EMRI)

Sherri në Sarandë, ndërron jetë 43-vjeçari që u godit me thikë pas shpine (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit
Aktualitet

“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit

10:52 - 02/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, akuzoi ashpër anëtarët e KLGJ-së për vendimin e tyre...

Lexo më shumë
Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

10:32 - 02/02/26
Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

10:13 - 02/02/26
Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

09:39 - 02/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com