GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pasi “ndërtoi” hekurudhën me Kosovën, tani Rama “lidh” Ulqinin me Velipojën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi “ndërtoi” hekurudhën me Kosovën, tani Rama “lidh” Ulqinin me Velipojën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç projektin e ndërtimit të urës që do të lidhë zonën kufitare mes Ulqinit dhe Velipojës, mbi lumin Bunë.
Gjatë propagandës së radhës, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi ndërtimin e urës si një simbol të bukur të vizionit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Së pari e mbi të gjitha jemi këtu për të ndarë ju projektin e ndërtimit të urës mbi lumin Bunë në zonën kufitare mes Velipojës dhe Ulqinit. Tashmë ajo do të zhvillohet si projekt i detajuar dhe së bashku do ta ndërtojmë”, tha Rama.
Nga ana e tij, Abazoviç tha se ky projket do të shmangë trafikun pranë Shkodrës në pikën kufitare duke qenë se kamionët kalojnë nga kjo anë.
“Jemi shumë pranë fillimit të punës konkrete. Mali i Zi ka caktuar një pjesë të fondit kushtuar urës. Ndoshta nuk do të përdoret dot këtë vit megjithatë në momentin që përfundojnë projektin e detajuar mund të nënshkruajmë memorandumin. Kjo zonë që prej fillesës së bregdetit në Ulqin mund të jetë një zonë tërheqëse turistike në të ardhmen.
Megjithatë kjo është mënyra si ne mund ta zgjidhim bllokimin e trafikut pranë Shkodrës, në pikën kufitare. Duke qenë se një pjesë e kamionëve do të kalojnë nga kjo anë. Është shumë e thjeshtë dhe shumë irracionale që dikush nuk e ka bërë më parë. Me këtë urë do të kemi shumë efekte pozitive në të dyja anët. Ura dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur por jemi në një fazë të re të mënyrës si i kuptojmë marrëdhëniet dy palëshe. 100% keni mbështetjen time. Le të vijojmë menjëherë drejt projektit përfundimtar”-u shpreh Abazoviç.
Kryeministri Rama prezantoi vitin e kaluar projektin që do të lidhë me hekurudhë Podgoricën, Prishtinën dhe Shkupin. Gjatë prezantimit të projektit hekurodhor, i cili sipas kreut të qeverisë shqiptare pritet të lidhë Podgoricën, Prishtinën dhe Shkupin, u shpreh se puna pritet të nisë së shpejti. Sot një vit, nga këto deklarata duket qartë që projekti mbeti në harresë, shkresa dhe deklarata pa asgjë konkrete.
“Jemi tashmë, më së fundmi, duke parë punën të fillojë për hekurudhën Tiranë – Durrës, që ka qenë një proces i gjatë. Aktualisht na duhet që ta lidhim Durrësin me Malin e Zi, në kuptimin hekurudhor, sepse në të kundër, atëherë nuk ka kuptim. Lidhja e Durrësit me Hanin e Hotit dhe nga Hani i Hotit me Malin e Zi do të nxisë tregtinë. Paralelisht me këtë, ne jemi sigurisht të interesuar dhe presim me padurim që të punojmë edhe për hekurudhën tjetër, Durrës – Prishtinë dhe më pas të lidhet me Nishin, që sërish e sjell të gjithë investimin në një rrjet më të gjerë, jo vetëm rajonal, por edhe Evropian.”-deklaroi më herët Rama.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit
Breaking Views

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi
Breaking Views

Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi

17:29 - 04/08/26
Para
Doli topless në mes të Romës/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Djali i madh s’më flet me gojë

Doli topless në mes të Romës/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Djali i madh s’më flet me gojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 5 gusht 2026/ Qytetet ku temperaturat do të shkojnë 41 gradë
KRYESORE

Parashikimi i motit, 5 gusht 2026/ Qytetet ku temperaturat do të shkojnë 41 gradë

07:45 - 05/08/26

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta....

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e mërkurë, 5 gusht 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 5 gusht 2026

07:30 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

23:18 - 04/08/26
“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com