GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Gjonaj: 20 gra të dënuara do të marrin pjesë në programin e punësimit, ky është vetëm fillimi

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjonaj: 20 gra të dënuara do të marrin pjesë në programin e punësimit, ky është vetëm fillimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

20 gra të dënuara do të marrin pjesë në fillimin e zbatimit të programit të parë të punësimit për personat e paraburgosur dhe të dënuar.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila shkruan se projekti në fjalë fillon në IEVP “Ali Demi”.

Sipas saj, 20 gra të dënuara do të marrin pjesë në këtë program, i cili fillon me trajnimin profesional një mujor dhe më pas firmosja e kontratave individuale të punës për prodhimin e çantave me pagë referuese të pagës minimale. Baza materiale, makinat qepëse tani janë vendosur në dispozicion të të dënuarave ndërsa Gjonaj thekson se ky është vetëm fillimi i programit të punësimit që do të realizojmë në institucionet.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që për herë të parë në sistemin e burgjeve, në këto 30 vjet, filluam zbatimin e programit të parë të punësimit për personat e paraburgosur dhe të dënuar.

Tashmë që kuadri ligjor është i plotësuar duke përfshirë edhe të drejtën e punësimit të të burgosurve, projekti i parë pilot filloi sot zbatimin në IEVP “Ali Demi” në bashkëpunim me shoqatën “Pro Export Albania”.

20 gra të dënuara do të marrin pjesë në këtë program, i cili fillon me trajnimin profesional një mujor dhe më pas firmosja e kontratave individuale të punës për prodhimin e çantave me pagë referuese të pagës minimale. Baza materiale, makinat qepëse tani janë vendosur në dispozicion të të dënuarave dhe ky është vetëm fillimi i programit të punësimit që do të realizojmë në institucionet penitenciare.

Projekte në vijim të punësimit do të pasohen edhe në Institucionet e tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të punësuar sa më shumë të dënuar, që jo vetëm të përmbushim objektivat tanë për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre përmes punës, por edhe për t’i dhënë mundësinë e pagesës në të njëjtat kushte si pjesa tjetër e punëtorëve.

??????? ? ???????

Lajme të lidhura

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi
Aktualitet

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi

14:10 - 22/05/26
Zjarri përfshin repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, dyshimet e para
Uncategorized

Zjarri përfshin repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, dyshimet e para

10:02 - 22/05/26
Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë
Uncategorized

Orë vendimtare për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, trajneri brazilian “zbarkon” në Tiranë

13:45 - 18/05/26
Para
Polonia rikthen ekuilibrat

Polonia rikthen ekuilibrat

TË FUNDIT

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli
Sport

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

15:02 - 27/05/26

Sezoni magjik i Arsenalit është kurorëzuar edhe me një tjetër sukses të madh për Mikel Artetën. Trajneri spanjoll është shpallur...

Lexo më shumë
Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar

14:35 - 27/05/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

BE kërkon ‘ndërmjetës të fortë’ për të nxitur Rusinë drejt paqes në Ukrainë

13:50 - 27/05/26
Korrupsioni në Morinë, SPAK dërgon për gjykim dosjen e 32 efektivëve të pikës kufitare

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram

13:26 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com